By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Media britanike: Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Media britanike: Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia
Turizëm

Media britanike: Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 10:07 AM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Turistëve me buxhet të kufizuar që duan të shijojnë këtë pjesë të parajsës evropiane, rekomandohet të rezervojnë sa më shpejt fluturimin e tyre për të zbuluar bukuritë e këtij vendi, shkruan Zak Garner-Purkis në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express”.

Turistët që kërkojnë një destinacion me diell, vetëm disa orë larg Britanisë së Madhe pa fluksin e turistëve në vendet e njohura si Kroacia dhe Spanja, nuk duhet të shikojnë më larg se Shqipëria.

Me pamje nga detet Adriatik dhe Jon, ky vend ofron një Rivierë mahnitëse me plazhe dhe limane të bukura, që rivalizojnë lehtësisht ato që gjenden në brigjet e fqinjës së saj, Greqisë.

Në të vërtetë, disa nga turistët që kanë zbuluar tashmë Shqipërinë dhe kanë bërë lehtësisht krahasimet me vendet më të famshme dhe më të shtrenjta të pushimeve.

Laura Hewson, një turiste nga Zelanda e Re që vizitoi vendin vjeshtën e kaluar, tha për “Express” se në atë kohë po planifikonte të shkonte në Kroaci.

“Por, një nga miqtë tanë që kishte qenë në Shqipëri na tha se duhej të shkonim atje. Ai tha se ishte si Greqia dhe Kroacia, por më e lirë dhe shumë më e bukur pasi nuk kishte dyndje turistësh”, tha Laura Hewson.

“Ne, në fakt qëndruam në një hotel me katër yje me mëngjesin e përfshirë me të njëjtin çmim në një dhomë me tetë të huaj në Itali dhe Spanjë”, tha ajo.

Shoqëruesi i saj, Farrell Modd, zbuloi se rrjetet sociale kishin luajtur një rol në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion të tyre, duke shtuar se ata kishin parë një numër videosh në TikTok ku shfaqeshin peizazhe të pabesueshme nga vendi.

Farrell tha se realiteti përputhej me videot epike në internet dhe se ishte i impresionuar me trajtimin që u bëhej turistëve.

“Uji ishte mahnitës dhe i pastër blu. Shqipëria ofron shumë vende për të bërë not”, tha Laura.

Laura vizitoi qytetin turistik të Vlorës në nëntor 2023 – ku temperaturat shënonin 19 gradë Celsius gjatë ditës.

Ndërsa bregdeti i palmave ishte pothuajse plotësisht i lirë nga turmat e turistëve, duke i lejuar çiftit ta shijonin plotësisht vendin qytetit nuk i mungonin komoditetet për pushuesit që kërkonin argëtim me një çmim të përballueshëm.

Një darkë në Shqipëri rrallë kushton më shumë se 10 deri në 15 paund për person, ndërsa turistët që kërkojnë opsione më ekonomike mund të hanë pica të sapo përgatitura për 5 paund.

Për sa u përket pijeve, birrat në Vlorë kushtonin vetëm 2 paund, ndërsa pijet alkoolike dhe koktejet rreth 4 paund.

Fluturimet nga Britania e Madhe janë gjithashtu të lira, me fluturime direkte nga Londra në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, që kushtojnë vetëm 28 paund.

You Might Also Like

Venediku i vogël, më i lirë dhe më pak i mbushur me njerëz

Shtëpi me tre dhoma gjumi për më pak se 50,000

Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët

Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë

Treni i natës për në Siçili: Treni i fundit evropian që “hip” me traget

Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Möller vizitoi ushtarët gjermanë në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Serbia nuk lejon hapjen e vendkalimit kufitar Miratoc–Llojan
Zbardhet letra sekrete e Nixon-it për Klintonin! Ai parashikoi situatën në Ukrainë: “Bosnja do të duket si një parti”
Shefi i NATO-s: Ukraina, në “pozitë të mirë” për ta çliruar territorin e pushtuar
Një zjarr shpërtheu në një rafineri në Kremenchug pas një sulmi nga dronët rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?