By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ngrihet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Ngrihet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve në Prizren
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj dy gjinekologëve në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 3:44 PM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve F.S., dhe T.D., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri F.S., me datë 15.12.2023 në Prizren, rreth orës 22.30 minuta , pa autorizim përdorë pasurinë tjetër të luajtshme e cila i është besuar atij në detyrë apo në të cilat ka qasje për shkak të shërbimit apo punës së tij dhe i jep pasurinë e tillë në shfrytëzim personit tjetër për shfrytëzim të paautorizuar.

“Ashtu që duke punuar në cilësinë e mjekut gjinekolog në repartin e Gjinekologjisë-Obstetrike në Spitalin e Prizrenit, ka pranuar për lindje pacienten-shtatzënë A.R., nga fshati Mushnikovë, e cila ka qenë në përcjellje të gjinekologes private T.D., edhe pse ishte mjek kujdestar në detyrë së bashku me mjekun tjetër M.B., nuk ndërmerr veprime zyrtare të cilat ka pasur për detyrë t’i ndërmarrë në parandalimin e mjekes T.D., që të hyjë në sallën e lindjes dhe ta kryejë lindjen”, thuhet në njoftim .

Me këto veprime, ka kryer ai veprën penale “Përdorimi i paautorizuar i pasurisë” sipas KPRK.

Ndërsa, e pandehura T.D., me datë 15.12.2023 në Prizren rreth orës 22:00 min, në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, Prim. ‘’Daut Mustafa’’ pa pasur autorizimet ligjore kryen trajtime mjekësore – gjinekologjike duke mos qenë nëpunëse/mjeke pranë Spitalit të Prizrenit.

“Pas ekzaminimit të pacientes A.R., në ambulancën e saj private, ajo ka konstatuar se rasti është për lindje, ashtu që e shoqëron pacienten në fjalë deri në repartin e Gjinekologjisë Obstetrike në spitalin e Prizrenit, dhe pa lejen e mjekëve kujdestar F.S., dhe M.B., pas pranimit në repart duke mos lejuar mjekun F.S., që të bëjë ekzaminimin e pacientes, si dhe përkundër reagimit të mjekut tjetër kujdestar M.B., ka shkuar drejt në sallën e lindjes dhe ka kryer lindjen e pacientes”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, me këto veprime, e njëjta ka kryer veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas KPRK. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

TAGGED: #Aktakuzë, #Gjinekologë, #Prizren
Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Szunyog: Vendimi i sotëm tregon përkushtimin e Kosovës

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Ukraina ka kryer sulmin më të madh në Moskë deri më tani (VIDEO)
Niset grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova
Opozita kërkon uljen e tarifave për energjinë elektrike
Përfundon në pranga pasi kanos dy persona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?