Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritir me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial në Bogota, nga Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.
“Kolumbia shfaqi një respekt të veçantë dhe dashamirësi për Kosovën dhe qytetarët tanë gjatë vizitës sime zyrtare në këtë shtet, që është gjithashtu vizita e parë e një kreu shteti nga Kosova në Kolumbi”, ka shkruar Osmani.
Sipas saj, në takim çshtë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, turizmi, ekonomia e kultura, si dhe për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Osmani ka shkruar se është mirënjohëse pafund për mbështetjen për Kosovën.