Ftesë për takim ka pranuar më 9 nëntor edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila për shkak të agjendës së ngjeshur dhe vizitës në Brunei nuk mund të merr pjesë, por kanë rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar për RTKlive, Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

“Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel. Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë”, tha ai.

Silëpas tij, megjithatë, meqë Presidentja Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor (ftesë tashmë e dërguar dhe konfirmuar), me qëllim të përgatitjeve dhe koordinimit sa më të mirë, Presidentja është dakorduar me institucionet e BE-së që të vizitojë Brukselin më datë 4 dhjetor (pra do të udhëtojë direkt nga Brunei) ku me Presidentin Costa dhe institucione të tjera të BE-së do të diskutojnë për pritshmëritë nga ky Samit”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.

Ndryshe Kolegji i ri i Komisionit Evropian mori konfirmimin e Parlamentit Evropian, teksa me përfundimin e  procedurave mandati i ri i ekzekutivit të BE-së nis formalisht të dielën më 1 dhjetor.

Kështu, nga e hëna e ardhshme, institucionet me seli në Bruksel do përfaqësohen nga fytyrat e reja.