By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se do të përgjigjet, nëse ShBA-ja vendos raketa në Japoni
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se do të përgjigjet, nëse ShBA-ja vendos raketa në Japoni
Rajon / Botë

Rusia thotë se do të përgjigjet, nëse ShBA-ja vendos raketa në Japoni

Kosova Times
Last updated: 2024/11/27 at 5:08 PM
Kosova Times Published November 27, 2024
Share
SHARE

Rusia ka thënë të mërkurën se, nëse Shtetet e Bashkuara vendosin raketa në Japoni, siguria e Rusisë do të kërcënohet dhe se Moska do të hakmerret.

Agjencia e lajmeve Kyodos e Japonisë raportoi të dielën se Japonia dhe Shtetet e Bashkuara synojnë ta përpilojnë një plan të përbashkët ushtarak për gjendje të mundshme emergjente rreth Tajvanit, e cila përfshin edhe vendosjen e raketave.

Ajo citoi burime amerikane dhe japoneze duke thënë se, sipas planit, SHBA-ja do të vendoste njësite raketore në Ishujt Nansei në prefekturat jugperëndimore të Japonisë, Kagoshima dhe Okinawa, si dhe në Filipine.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e akuzoi Japoninë se po e përshkallëzon gjendjen rreth Tajvanit për gjoja ta arsyetuar thellimin e lidhjeve ushtarake me Uashingtonin.

“Ne e kemi paralajmëruar vazhdimisht palën japoneze se nëse, si pasojë e një bashkëpunimi të tillë, raketat amerikane me rreze të mesme shfaqën në territorin e saj, kjo do të përbëjë rrezik serioz për sigurinë e vendit tonë dhe ne do të detyrohem të ndërmarrim masa, hapa të duhur për ta përforcuar mbrojtjen tonë”, tha ajo.

Zakharova tha se Tokio mund t’ia ketë idenë se çfarë do të ishin ata hapa duke e lexuar doktrinën e përditësuar bërthamore të Rusisë, e publikua javën e kaluar, e cila zgjeron listën e skenarëve në bazë të të cilëve Moska mund ta shqyrtojë përdorimin e armëve bërthamore.

Të hënën, zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, tha se Rusia do të shqyrtojë vendosjen e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme në Azi, nëse Shtetet e Bashkuara do të vendosnin raketa të tilla në kontinent.

E pyetur për këtë deklaratë, Zakharova nuk pranoi të tregojë se ku Rusia mund t’i vendosë këto armë, por theksoi se gjysma e territorit të saj ndodhet në Azi.

Ajo tha se Moska i ka dërguar sinjal të qartë Shteteve të Bashkuara dhe “satelitëve” të tyre se Rusia do të përgjigjet në mënyrë vendimtare dhe simetrike ndaj vendosjes së raketave tokësore me rreze të mesme dhe të shkurtër në pjesë të ndryshme të botës.

Zakharova tha se Perëndimi nuk duhet të ketë dyshime për potencialin e Rusisë pas lëshimit të një rakete të re hipersonike me rreze të mesme, Oreshnik, ndaj një objektivi në Ukrainë javën e kaluar.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

TAGGED: #Japoni, #Rusi, #ShBA, raketa
Kosova Times November 27, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mike Tyson humbi luftën e tij të parë që nga viti 2005 me një ish-bloger video

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Zgjerimi i paketave turistike rrit kohëqëndrimin e turistëve në Berat, interes për turizmin natyror e të aventurës
Temperaturat bien deri -40! Vala polare e akullit po mbërrin në Evropë, ky vend kërcënohet nga një dimër i frikshëm
Polonia ishte një vend jashtëzakonisht homogjen etnikisht. Ndryshimet tektonike po ndodhin tani
BE do të diskutojë dërgimin e instruktorëve ushtarakë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?