By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar 10 vjet më parë pasi kishte mashtruar se i kishin vjedhur celularin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar 10 vjet më parë pasi kishte mashtruar se i kishin vjedhur celularin
Rajon / Botë

Dorëhiqet Sekretarja britanike e Transporteve, ishte dënuar 10 vjet më parë pasi kishte mashtruar se i kishin vjedhur celularin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 8:40 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dënimi të dhjetë viteve më parë për mashtrim, pasi pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, zonja Haigh tha se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë”.

“Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ajo.

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky News dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se zonja Haigh ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013. Ajo më vonë tha se e kishte renditur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura.

Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thërrit për t’u marrë në pyetje nga policia. Zonja Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në një deklaratë përpara dorëheqjes së saj, zonja Haigh tha se “sipas këshillës së avokatit tim deklarova fajësinë – pavarësisht faktit se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk përfitova. Gjykatësit i pranuan të gjitha këto argumente dhe më dhanë masën më të ulët penalizuese”.

Zonja Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.

Kryeministri Starmer emëroi 49-vjeçen Heidi Alexander, si zëvendësuese të zonjës Haigh. Zonja Alexander u rikthye në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, pas një periudhe mungese 6-vjeçe, një pjesë të së cilës ajo e kaloi në bashkinë e Londrës, me një pozicion të spikatur si drejtuese për sistemin e transportit të kryeqytetit.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Britani, #Dorëheqje, #Louise Haigh
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times Kosova Times December 25, 2025
Durmishi ua shkëput kontratat e punës tre ekzaminerëve
Izraeli nuk e dëshiron Turqinë si pjesë të forcës paqeruajtëse në Gaza
Dardanët e rinj në përgatitjet finale për Evropianin në Tiranë
Policia i arreston tre persona, kapen armë e municion në Prishtinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?