By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izraelin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izraelin
Rajon / Botë

Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izraelin

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 9:08 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Udhëheqësi i Hezbollahut pretendoi se marrëveshja e armëpushimit me Izraelin është një “fitore hyjnore” për grupin militant dhe partinë politike libaneze.

Në adresimin e tij të parë që kur hyri në fuqi armëpushimi më 27 nëntor, Naim Qassem tha më 29 nëntor se Hezbollahu, që mbështetet nga Irani, ka “fituar sepse ne kemi parandaluar armikun që ta shkatërrojë Hezbollahun” dhe ta dobësojë “rezistencën” libaneze.

Hezbollahu, që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i përfaqësuar në Parlament, është shpallur organizatë terroriste nga Shtet e Bashkuara, por Bashkimi Evropian ka në listë të zezë vetëm krahun ushtarak të grupit.

Armëpushimi i dha fund luftimeve pothuajse 14-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Izraeli rriti presionin duke nisur një ofensivë tokësore në jug të Libanit në tetor dhe duke kryer sulme masive ajrore ndaj bastioneve të Hezbollahut në Bejrut dhe pjesë të tjera të shtetit.

Armëpushimi po ashtu i jep fund pranisë së Hezbollahut në jug të Libanit. Izraeli, po ashtu, duhet të tërheqë trupat nga Libani brenda 60 ditësh të hyrjes në fuqi të paktit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, më 26 nëntor e paralajmëroi Hezbollahun se Izraeli do të ndërmarrë veprime nëse dyshon që Hezbollahu po shkel marrëveshjen.

Të premten, pak orë para fjalimit të Qassemit, Izraeli tha se ka goditur një raketahedhës të Hezbollahut në jug të Libanit, pasi detektoi aktivitet militant.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca po mbikëqyrin zbatimin e marrëveshjes së armëpushimit, që përfshin edhe pjesë ku thuhet se mijëra ushtarë libanezë duhet të zhvendosen në jug të Libanit dhe të punojnë me paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara dhe të mbajnë Hezbollahun larg nga kufiri izraelit.

Hezbollahu ka gjuajtur raketa drejt veriut të Izraelit që nga nisja e luftës në Gazë në tetor të vitit 2023. Ky grup ka thënë se do të ndalë sulmet vetëm pasi Izraeli t’i japë fund luftës së tij në Gazë.

Në 14 muajt e fundit, Izraeli ka vrarë pothuajse të gjithë udhëheqjen e Hezbollahut, përfshirë paraardhësin e Qassemit, Hassan Nasrallahun, dhe ka shkatërruar arsenalin ushtarak të grupit.

Izraeli është zotuar, se do të sigurohet që Irani të mos vazhdojë ta financojë dhe armatosë grupin dhe ka paralajmëruar presidentin sirian, Bashar al-Assad, kundër lehtësimit të ndihmës iraniane për Hezbollahun.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

TAGGED: #Armëpushim, #Hezbollah, #Izrael, #Naim Qassem
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Abdixhiku: I gatshëm të flas me të gjithë spektrin politik për presidentin

Kosova Times Kosova Times January 31, 2026
Evazioni fiskal mbetet sfidë për institucionet në Kosovë
Të hënën në Prishtinë mbahet mbledhja qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Fillon qarkullimi i autobusit me logon “Race for the Cure Prishtina 2024”
Dogana thotë se për dërgesat e Serbisë me dinarë po zbaton vendimin e BQK-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?