By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Femra për të cilën gjithë ishin çmendur, publikoi foto me rroba banje: Është e pabesueshme si duket në moshën 57 vjeç
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump
Lajme

Investitorët e kriptomonedhave pritshmëri për rritje të madhe gjatë presidencës Trump

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 5:25 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Investitorët në kriptomonedha kanë shpresa të mëdha për presidencën e ardhshme të Donald Trump-it, i cili u paraqit gjatë fushatës elektorale si mbështetës i monedhave digjitale. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns, njofton më gjerësisht për masat që mund të marrë administrata e ardhshme amerikane për ta forcuar këtë sektor të ri të tregut financiar.

Ndërsa bënte fushatën për president, Donald Trump-i e krahasoi komunitetin e Bitcoin-it me fuqinë e çelikut amerikan 100 vite më parë.

“Kjo është fryma që ndërtoi Amerikën dhe që do të na ndihmojë ta bëjmë Amerikën sërish madhështore”, tha zoti Trump.

Ai deklaroi se do t’i bëjë Shtetet e Bashkuara kryeqytetin e kriptomonedhave të planetit.

“Nëse kriptomonedhat do të përcaktojnë të ardhmen, atëherë dua që të përqendrohen në Shtetet e Bashkuara”, tha zoti Trump.

Pas fitores së zotit Trump, vlera e monedhës Bitcoin arriti lartësi të reja. Investitorët tek monedhat digjitale inkurajohen nga premtimet e zotit Trump për të lehtësuar mbikëqyrjen nga Komisioni Amerikan i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit, ku analisti i tregut Garrick Hileman thotë se administrata e Presidentit Joe Biden përdori kontrolle më të forta për të mbajtur jashtë disa aktorë të këqij.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump gjatë një konference për monedhën Bitcoin në Nashville, Tennessee (27 korrik 2024)

“Me siguri ka pasur një efekt zmbrapsësh për manipulatorët që duan të merren me kriptomonedhat. Pra, nëse tani prezantoni rregulla të lehtësuara, mund të shkaktohen më shumë mashtrime dhe krime, gjë që ka një efekt shumë negativ tek njerëzit që kërkojnë ta përvetësojnë këtë si një investim real”, thotë zoti Hileman.

Ekipi pro monedhave digjitale i Presidentit të zgjedhur Trump po shqyrton gjithashtu ndryshime të tjera politikash për ta mbështetur këtë sektor, thotë analistja e tregut Susannah Streeter, nga firma “Hargreaves Lansdown”.

“Politikat që ata kanë paraqitur përfshijnë krijimin e një rezerve strategjike të Bitcoin-it dhe kriptomonedhave të tjera. Deri më tani pasuritë që u janë sekuestruar kriminelëve, janë shitur. Por ideja pas kësaj do të ishte që jo vetëm të mbaheshin këto pasuri, por edhe të shtohen në vitet e ardhshme”, thotë ajo.

Zonja Streeter thotë se përqasja e Presidentit të zgjedhur Trump duket më shumë në përputhje me interesat e kriptomonedhave për ta mbajtur këtë industri përgjithësisht të decentralizuar.

“Ekipi gjithashtu duket se nuk ka mbështetur sugjerimet për monedhën digjitale të bankës qendrore, pra një dollar digjital që në fakt mund të çojë në më shumë centralizim të monedhës, gjë që sigurisht nuk mbështetet nga sektori i kriptomonedhave”, thotë zonja Streeter.

Në këtë drejtim ka rol edhe Elon Musk-u. Kompania e tij e automjeteve elektrike Tesla zotëron një sasi të konsiderueshme të kriptomonedhës Bitcoin.

Zoti Musk iu bashkua fushatës zgjedhore të zotit Trump në muajin e fundit dhe pritet të drejtojë përpjekjet e qeverisë së ardhshme për të përmirësuar efikasitetin.

“Nuk kam qenë aktiv politikisht më parë. Jam tashmë politikisht aktiv, sepse mendoj se e ardhmja e Amerikës dhe e ardhmja e qytetërimit është në rrezik”, tha zoti Musk.

Eksperti Hileman thotë se zoti Musk do të jetë themelor për krijimin e entuziazmit për kriptomonedhat.

“Ai është një mbështetës i madh i monedhës Dogecoin, që përputhet me filozofinë e tij se rezultati më argëtues, është rezultati më i mundshëm”, thotë eksperti Hileman.

Monedhat digjitale ende përballen me pengesa për t’u pranuar më gjerësisht. Të dhënat e Qendrës Kërkimore Pew muajin e kaluar treguan se gati dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë pak, ose aspak besim se janë të besueshme dhe të sigurta mënyrat aktuale për të investuar, tregtuar, apo përdorur kriptomonedhat.

You Might Also Like

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

DhTIK e shqetësuar për mosveprimin e ZRRE-së pas vendimit të Gjykatës

TAGGED: #Donald Trump, #Kriptovaluta
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shembet dheu në rrugën “Gazmend Zajmi”, dëmtohet një veturë

Kosova Times Kosova Times October 5, 2023
Lukashenka i thotë Putinit se mercenarët e Wagner-it duan të futen në Poloni
Hamasi shpreh gatishmëri për bisedime për rinisjen e armëpushimit
Lideri finlandez: Rusia po përgatitet për konflikt të gjatë me Perëndimin
Kosova e ShBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?