By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kategorizimi i intelektualëve dhe margjinalizimi i tyre
May 14, 2025
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rritje e përmbajtjeve keqinformuese në TikTok për zgjedhjet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rritje e përmbajtjeve keqinformuese në TikTok për zgjedhjet
Lajme

Rritje e përmbajtjeve keqinformuese në TikTok për zgjedhjet

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 3:53 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Platforma për verifikim faktesh, hibrid.info ka shpalosur të dhënat e fundit mbi çrregullimin informativ, me fokus në keqinformatat që lidhen me zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Siç bëhet e ditur në raportin për muajin tetor, është vënë re rritje e keqinformimit në median sociale TikTok. Kjo media sociale, bazuar në të dhënat e raportit, është bërë qendra kryesore e fushatave keqinformuese që lidhen me zgjedhjet parlamentare të caktuara për 9 shkurt 2025.

Bazuar në raportin e muajit tetor, sondazhet zgjedhore dhe çështjet tjera që lidhen me zgjedhjet, përbëjnë shumicën e 55 përmbajtjeve keqinformuese të cilat janë trajtuar nga kjo platformë. Tema tjetër që ka dominuar në përmbajtjet keqinformuese ka qenë veriu. Nga këto 55 përmbajtje keqinformuese, 73 për qind janë publikuar në media sociale ku dominon TikToku me 38 për qind.

“Sondazhet zgjedhore si temë dominojnë në muajin tetor duke u ndërlidhur me parafushatën keqinformuese zgjedhore që po zhvillohet në mediat sociale. Veriu, si temë, ka pasur disa përmbajtje keqinformuese dhe po ashtu edhe zgjedhjet në Kosovë. Kur i bashkojmë sondazhet zgjedhore dhe zgjedhjet e Kosovës, dy tema të përbashkëta përbëjnë shumicën e përmbajtjes keqinformuese së publikuar gjatë muajit tetor dhe kjo praktikë ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor”, ka thënë hulumtuesi i hibrid.info, Festim Rizanaj në një konferencë për media të premten.

Ai ka bërë të ditur se edhe figurat që ndërlidhen me zgjedhjet apo partitë politike, kanë dominuar si më të përfolurat në publikimet keqinformuese. Emri i kryeministrit Albin Kurti ka qenë më i përfoluri gjatë tetorit në përmbajtjet keqinformuese.

Hulumtuesi tjetër i hibrid.info, Fatbardh Dema, ka thënë se raportet për keqinformimin në muajt gusht, shtator dhe tetor, kanë treguar për rritje të keqinformatave të plasuara në median sociale TikTok. Deri para muajit shtator, ka qenë Facebooku që printe si media sociale me më së shumti keqinformata të trajtuara prej hibrid.info. Nga shtatori ka dominuar TikToku fillimisht me 35 për qind të përmbajtjeve keqinformuese dhe në tetor me 38 për qind.

“Formati i TikTokut promovon viralitetin dhe keqinformatat në këtë platformë janë të afta të përhapen më shpejt përmes videove të thjeshta që përfshijnë interpretime të rreme të ngjarjeve aktuale. Fushat më të prekura përfshijnë politikën, ku përmbajtjet keqinformuese lidhen kryesisht me zgjedhjet dhe sondazhet e rreme”, ka thënë Dema.

Nga 16 gushti kur u caktua data e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 e deri tash, nga kjo platformë janë verifikuar 14 sondazhe të rreme. Sipas hulumtuesve, shumica e tyre janë publikuar në TikTok.

“Kur themi sondazhe të rreme, në to ka pasur përmbajtje tërësisht të fabrikuara, po ashtu kishte sondazhe të vjetra që paraqiteshin rrejshëm si aktuale, si dhe sondazhe të vjetra të cilat u paraqitën si aktuale, por duke ua manipuluar të dhënat, varësisht se cilën parti ose kandidat e mbështet publikuesi. Prej 1 janarit deri më 16 gusht kanë qenë 7 sondazhe të rreme. Pra ka rritje enorme pra prej gushtit për numrin e sondazheve që publikohen në TikTok”, ka thënë Dema. /Kosovatimes/

Raporti i plotë i muajit tetor:

https://hibrid.info/raporti-monitorues-i-keqinformimit-per-muajin-tetor-2024/

You Might Also Like

Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike

Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit

Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë

Costa: Masat ndaj Kosovës janë të lidhura me de-eskalimin në veri

Rama: Sabotazhi i `Pastrimit` nuk kalon, sonte fillon largimi i mbeturinave

TAGGED: #hibrid.info, #Keqinformim, #TikTok, #Zgjedhje
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident mes dy veturave në Drenas, lëndohen dy persona

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Escobar: ShBA pret propozim konkret nga Kosova për Asociacionin deri më 2 maj
Borrell: Të vërtetohen të gjitha faktet rreth sulmit, autorët të përballen me drejtësinë
Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX
Biden vendosi të miratojë një buxhet të përkohshëm pa ndihmë për Ukrainën dhe Izraelin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?