By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë
January 8, 2026
Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë
January 8, 2026
Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti
January 8, 2026
Komuna e Prishtinës thotë se mund të ketë vonesa në transportin urban
January 8, 2026
Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia rrit përpjekjet për të sfiduar rënien e lindshmërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia rrit përpjekjet për të sfiduar rënien e lindshmërisë
Rajon / Botë

Rusia rrit përpjekjet për të sfiduar rënien e lindshmërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 2:41 PM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Kriza e popullsisë në Rusi po thellohet. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara tregojnë se Rusia mund të humbasë gjysmën e saj, deri në fund të këtij shekulli. Si reagim ndaj situatës Moska po rrit përpjekjet kundër atij që e quan, ideologji liberale, me një ligj që gjobit këdo që përqafon një mënyrë jetese pa fëmijë. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ricardo Marquina, sjell më shumë detaje.

Të kesh ose jo fëmijë në Rusi, është ende një zgjedhje personale. Por një stil jetese pa fëmijë tashmë është i ndaluar me ligj.

Parlamenti rus, Duma, miratoi një ligj në muajin nëntor që vendos gjoba për ata që, sipas tij, mbështesin atë që e quan “propagandë e refuzimit të qëllimshëm për të lindur fëmijë”.

Ligji u miratua nga ligjvënësit rus që akuzojnë Perëndimin për përhapjen e një ideologjie liberale që po ndikon tek çiftet e reja ruse që të shmangin të pasurit fëmijë.

“Ky është sigurisht element i një lufte të madhe hibride kundër vendit tonë, së bashku me propagandën e drogës, pedofilisë, propagandës së ndryshimit të gjinisë, marrëdhënieve seksuale jotradicionale, propagandës së vetëvrasjes”, thotë Sergei Boyarskiy, ligjvënës nga partia e Presidentit rus Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”.

Qeveria nuk ka përmendur individë apo organizata që synon të sulmojë me ligjin e ri.

Megjithatë, disa shoqata të të drejtave të njeriut, që ende punojnë brenda Rusisë, e shohin ligjin si një instrument represioni.

“Ka gjithnjë e më pak hapësirë publike për të shprehur pikëpamje të ndryshme. Këto masa janë vetëm për të penguar diskutimet mbi problemet e amësisë”, thotë Sofia Rusova nga Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Dhunës në Familje.

Aktivistët që janë detyruar të largohen nga Rusia, pasi kanë kundërshtuar agresionin e Moskës në Ukrainë, fajësojnë luftën për atë që ata e shohin si një masë shumë të ashpër për të heshtur debatin mbi natalitetin.

“Tani një grua mund të gjobitet nëse thotë se nuk dëshiron të lindë fëmijë, në këtë ekonomi, në këtë situatë kur ka luftë, pra nëse thotë publikisht se nuk mendon se është e sigurt të ketë fëmijë tani”, thotë Roxana Kiseleva, koordinatore në ekzil e organizatës ‘Komiteti Feminist Kundër Luftës’. Ajo i kërkoi Zërit të Amerikës të mos e zbulonte vendndodhjen e saj jashtë Rusisë, për arsye sigurie.

Rusia tani ka 144 milionë banorë. Parashikimet e Kombeve të Bashkuara thonë se rënia e natalitetit dhe plakja e popullsisë nënkupton se Rusia mund të humbasë gjysmën e këtij numri, deri në fund të këtij shekulli. Udhëheqja ruse e sheh këtë si një skenar katastrofik për një komb me territorin më të madh në botë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

TAGGED: #Nataliteti, #Rusia
Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

“TIRANIA”, nga i shtypuri i djeshëm, është e rrezikshme!

Kosova Times Kosova Times September 24, 2022
Krasniqi e ambasadori francez bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Osmani sot viziton Maqedoninë e Veriut, me ftesë të Pendarovskit
Perezi për Realin: E ka akademinë më të mirë në botë
GAP: Komunat në krizë financiare për shkak të obligimeve përmbarimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?