By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²
Lajme

Shqiptarët jetojnë në kushte të mjerueshme, 41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

Kosova Times
Last updated: 2024/11/29 at 8:51 AM
Kosova Times Published November 29, 2024
Share
SHARE

Një pjesë e konsiderueshme e familjeve shqiptare ende jetojnë në kushte të mjerueshme.

Të dhëna të detajuara të Cens 2023 që u publikuan së fundmi për qarqet tregojnë se në të gjithë vendin. 40,7 mijë banesa janë nën 40 metër katror, në të cilat banojnë më shumë se katër persona.

Në anën tjetër rreth 32,9% e totalit të banesave, ose 356 mijë, ishin të pabanuara në kohën kur u zhvillua cens.

Të dhënat tregojnë se Tirana dhe Elbasani kanë numrin më të lartë të familjeve mbi 4 persona që jetojnë në sipërfaqe më pak se 40 metër katror.

Në Tiranë janë mbi 8 mijë familje që jetojnë në këto kushte dhe në Elbasan mbi 5 mijë familje (shiko grafikun e mëposhtëm).

Më tej Berati, Korça dhe Fieri kanë secila nga më shumë se 4 mijë familje me mbi 4 anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta më pak se 40 metër katror.

Në të kundërt, Gjirokastra, Kukësi dhe Lezha ka numër më të ulët të familjeve më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta edhe për faktin se kanë një popullsi më të vogël.

Familjet më shumë anëtarë që jetojnë në hapësira të ngushta janë të përqendruara në zonat e mëdha urbane, si Tirana dhe qarqet rreth saj, ku kostoja e jetesës dhe çmimi i banesave është më i lartë.

Censi 2023 numëroi 1.082.529 banesa të zakonshme. Shtëpitë individuale përfaqësonin 47,0 për qind të këtyre banesave, ndërsa 39,9 për qind e tyre janë pallate.

Një kategori e vogël e banesave janë banesa pjesërisht të veçuara (8,1%) dhe shtëpi në rend tarracor (5,0 për qind).

Nga numri gjithsej i banesave të zakonshme, në momentin e censit rezultuan 726.325 (67,1 për qind) banesa të banuara, duke vlerësuar 32,9 për qind banesa të zakonshme të pabanuara.

Shkalla e banesave të zakonshme të pabanuara varionte nga 24,3 për qind për banesat pjesërisht të veçuara në 39,4 për qind për banesat në pallate.

Për banesat e zakonshme të banuara, sipërfaqja e përdorur ishte një ndër informacionet e mbledhura e cila do të shërbejë për të analizuar “mbipopullimin e banesave”.

Pothuajse gjysma e këtyre banesave (47,1 për qind) kishte një sipërfaqe të përdorur prej 40-69 m2 dhe rreth një e katërta (23,7 për qind) kishin një hapësire të dobishme prej 70-99 m2 .

Censi vlerësoi se 86,4 për qind e banesave të zakonshme të banuara kishin ujë të rrjedhshëm në banesë ose në ndërtesë. Pothuajse të gjitha banesat e zakonshme të banuara (96,2 për qind) kishin tualet brenda banesës ose brenda ndërtesës./Monitor

You Might Also Like

Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë

Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi

Ngërçi politik pengesë në përfitimin financiar të Kosovës nga BE-ja

Reduktime të ujit në disa lagje të Prishtinës, shkak gypi kryesor

Fshatra të Dragashit përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës

Kosova Times November 29, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: Tri komuna do të bëhen me çerdhe të reja, edhe kryeqyteti me shkollë të re

Kosova Times Kosova Times November 16, 2024
Publikohet lista e vendeve më të lumtura në 2022, Finlanda e para, Kosova e 32-ta
Greta Thunberg deportohet nga Izraeli
Aktakuzë ndaj 23 personave, dyshohen për mashtrim në një Call Center
Qeveria shqiptare përditëson sanksionet ndërkombëtare kundër terrorizmit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?