Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Vikendi parashihet me reshje të dendura të shiut dhe borës. Kjo situatë vie si pasojë e masave të lagështa të ajrit me origjinë jugore. Në shumë vende të ulëta dhe në qytete me infrastrukturë të dobët parashihen vërshime të shpejta, njofton IHMK.