By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Serbia gjurmëve ruse me veprimet në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Serbia gjurmëve ruse me veprimet në Kosovë
Opinion

Serbia gjurmëve ruse me veprimet në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/11/30 at 5:21 PM
Kosova Times Published November 30, 2024
Share
SHARE

Koment i redaksisë

Presidenti i Serbisë është në panik. Jo nga opozita në Serbi , një pjesë e së cilës partia e tij e administron sipas nevojës sa nga vetë kalkulimet e pritshmërisë së tij të gabuar nga rrethanat ndërkombëtare. Një ditë më parë ai tha se ushtria po armatoset “fuqishëm, shpejt, me efikasitet dhe seriozitet”, që të mos ndodhë më  1995, 1999 apo shumë vite të tjera”, duke aluduar për operacionin Stuhia dhe NATO-n. “Ne nuk do të sulmojmë askënd, por që askujt të mos i shkojë në mendje të kryejë sërish agresion ndaj vendit tonë”, ka theksuar Vuçiq. Kjo narrativë është e ngjashme me atë të Putinit, me një dallim që ai është në luftë të hapur me Ukrainën, duke treguar se raketën Oreshnik është i gatshëm ta përdorë edhe ndaj vendeve që i konsideron armiqësore në rast se kërcënohet nga sulmet e Ukrainës me sisteme perëndimore. Me paralajmërimet për mundësinë e bisedimeve me Ukrainën, presidenti rusë ka intensifikuar sulmet sidomos ndaj sistemeve energjetike në Ukrainë për të forcuar pozitën negociatore eventuale.

Gjatë ditës së djeshme ndodhën tri shpërthime në pjesën veriore të Kosovës, ku më e rënda ishte sulmi terrorist, të një kanali në Iber Lepenc. Ky akt  i sulmit ndodhi disa ditë pas paralajmërimit për vazhdimin e dialogut nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, tha sot se Serbia dënon ashpër aktin e shkatërrimit të një pjese të kanalit Ibër-Lepenac në komunën e Zubin Potokut që ndodhi mbrëmë dhe hodhi poshtë, siç theksoi ai, akuzat e “rrejshme” të Albin Kurtit dhe Sveçles-s se Beogradi zyrtar në çfarëdo mënyre ka marrë pjesë në këtë incident të rëndë.

“Sulmi në infrastrukturën e ujësjellësit është sulm ndaj paqes dhe sulm ndaj interesave të popullit serb në Kosovë , theksoi Petkoviq në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp. Duhet rikujtuar se Termocentralet e Kosoves furnizohen  me uje përmes Iber Lepencit.

Është interesant se ditë më parë edhe kreu i diplomacisë ruse Lavrov përdori të njëjtën narrativë lidhur me masakrat në Buçë të Ukrainës duke theksuar se është projektuar sipas të njëjtit “skenar” si rasti i Reçakut.

Paralel me Rusinë me të njëjtat metoda Serbia zhvillon një luftë hibride kundër fqinjëve të saj.

Rusia në mënyrë të pamohueshme kërkon të dobësojë rendin perëndimor, ajo është shumë e vetëdijshme se nuk mund të fitojë një luftë konvencionale kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj. Në vend të kësaj, Rusia ka zhvilluar atë që e konsideron si Luftën e IV Botërore – një luftë e zhvilluar në terren që i lejon asaj të përfitojë nga forcat e saj pa hyrë në një luftë konvencionale me NATO-n.Në mënyrë të ngjashme vepron edhe Serbia, si në rastin e Radonciqit.

Siç ka argumentuar mjeshtri i shahut Garry Kasparov , Moska nuk e sheh veten si në luftë me Ukrainën, një vend që Moska e konsideron thjesht një kukull të perëndimit , përkundrazi Putin beson se ai po bën luftë kundër zotit të kukullës – NATO-s – të cilin ajo e  fajëson për humbjen e Luftës së Ftohtë.

Në mënyrë të ngjashme mendon edhe Serbia e cila pret ndryshimin e rrethanave gjeopolitike duke shpresuar largimin e forcave të KFOR dhe pushtimin e serishëm të Kosovës.

Duke pranuar se nuk mund të konkurrojë me kompleksin ushtarako-industrial të SHBA-së në armët konvencionale, Rusia e ka zhvendosur fokusin e saj në mbjelljen e kaosit global – një arenë ku tanket dhe artileria nuk mund të ofrojnë një mbrojtje.

E njëjta politik ndiqet edhe nga Serbia. Moska është fokusuar në forma të reja konflikti: Hakerimi jo vetëm për spiunazh, por për të shkaktuar dëme, siç u pa së fundmi në  sulmin ndaj objekteve të trajtimit të ujit në Teksas; Krijimi i ndryshimit të regjimit duke trajnuar guerilet në Moskë, të cilët më pas kthehen në shtëpi për të rrëzuar qeveritë me prirje perëndimore atje, siç u pa në përmbysjen e presidentit të Malit , Ibrahim Boubacar Keita, ose për të mbështetur aleatët autoritarë, siç ndodhi në Venezuelë. Në skemën e madhe të kësaj lufte të re botërore, Putin e sheh çdo nevojë për konflikt konvencional si një dështim. Në mungesë të teknologjisë së avancuar ushtarake të Perëndimit, Moska mbështetet në gërryerjen , taktikën klasike ruse për të mposhtur një kundërshtar me një numër të madh ushtarësh, nëse shpërthen një luftë tradicionale. Megjithatë, pavarësisht nga këto mangësi, “sulmet” të Rusisë vazhdojnë të jenë efektive .

Ndërsa Rusia zhvillon këtë luftë jokonvencionale, ajo shmang me mjeshtëri nxitjen e mekanizmit të mbrojtjes kolektive të NATO-s, Neni 5 . Veprimet e saj – duke filluar nga atentatet tek spiunazhi te zjarrvënia dhe sabotimi – kanë ndodhur në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, shpesh nën pragun e një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak. Kjo i jep Moskës besimin për të vazhduar sulmet e saj pa frikën e hakmarrjes. E njëjta logjik ndiqet edhe nga Beogradi në relacion me vendet fqinje.

Në një intervistë gjatë fundjavës me TV Hram, media e Kishës Ortodokse Serbe, Mitropoliti Antony i Volokolamsk, i cili përfaqëson Kishën Ortodokse Ruse në Evropën Perëndimore, e krahasoi luftën e serbëve në Kosovë me luftën në Ukrainë.

Nëse perëndimi vazhdon te lejojë këtë mënyrë të manovrimit strategjik, Beogradi vetëm do ta zgjerojë ndikimin e saj.  Edhe pse logjika thotë, në bazë të shumë arsyeve dhe fakteve nga deklaratat e vetë ideologëve serb, këto sulme qojnë në një adresë, Beogradi do të vazhdojë të testojë vendosmërinë e vendimmarrësve në perëndim, sot goditen asetet ekonomike nesër mund të goditen edhe objektet e trashëgimisë kulturore të Kosovës ndaj të cilave pa kurrfarë arsye kanë filluar një fushatë javën e kaluar.

Një fakt tjetër i manovrimit të politikës serbe, është mosgatishmëria e saj për të përmbushur agjendën evropiane. Më 25 nëntor është mbajtur takimi i jashtëzakonshëm i ambasadorëve të vendeve anëtare të BE ku diskutuan për hapat e mëtejmë në raport me vendet që janë në proces të negociatave të para anëtarësimit. Ambasadorët nuk u arritën pajtim rreth Serbisë  për hapjen e kapitujve. Komisioni Evropian për herë të tretë ka rekomanduar hapjen e kapitullit 3 në negociata, duke nënvizuar se Serbia teknikisht është e gatshme për këtë kapitull. Por kundërshtimi i Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë në për puthje me vendimet e BE, si përgjigje ndaj agresionit kundër Ukrainës  është arsyeja pse bisedimet “janë në akull”,   Serbia ka nivelin më të ulët të  harmonizimit në rajon me politiken e jashtme të BE. Hungaria përmes një non paper theksoi se Serbia që nga agresioni rus në Ukrainë ka treguar qëndrimin e saj për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës. Por shumica e vendeve anëtare vlerësuan se kjo letër  është në “listën e premtimeve” dhe nuk ka rezultatet konkrete. Po ashtu mbledhja e Komitetit Parlamentar BE-Serbi, e cila ishte paraparë të mbahej  është shtyrë për në fillim të vitit 2025.Kjo pasi delegacioni i Kuvendit Popullor të Serbisë anuloi pjesëmarrjen në takim “për shkak të rrethanave që kanë të bëjnë me miratimin e Ligjit për Buxhetin në Beograd”!. Edhe Iniciativa Atlantike në Serbi  botoi një dokument të ri politikash: “(ç)orientimi strategjik i Serbisë së Vuçiqit: Me ngurrim drejt Perëndimit, por me dëshirë drejt Lindjes”. Analiza përqendrohet mbi natyrën e qeverisë së Aleksandër Vuçiqit, themeli i saj ideologjik, gjendja e integrimit të Serbisë në BE dhe pajtueshmëria me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), dinamikën e marrëdhënieve me Rusinë dhe Kinën, si dhe mbulimin mediatik pro-qeveritar të vendet kryesore perëndimore dhe lindore, dhe tregon se si ajo e formëson opinionin publik në Serbi. Në vitet e fundit, ka pasur pretendime të forta për të kundërtën, duke sugjeruar se bashkëpunimi publik i Serbisë me Rusinë dhe Kinën në fakt fsheh lëvizjen e saj të vendosur drejt Perëndimit. Ky pohim mbështetet nga fakte të tilla si fakti se Serbia ka një bashkëpunim më të zhvilluar ushtarak me Perëndimin sesa me Lindjen, dhe se ajo ka eksportuar municion në vlerë prej gati një miliard dollarësh në Ukrainë, që është katër herë më shumë se, të themi, Kroacia. anëtar i NATO-s dhe se ai ka një qëllim të fortë për të lejuar një kompani perëndimore të shfrytëzojë mineralin strategjik të litiumit në Serbi. Prandaj, gjoja, vendet perëndimore duhet të kenë më shumë mirëkuptim për qeverinë e Aleksandër Vuçiqit dhe nuk duhet të mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë për shkak të mospërputhjes së politikës së jashtme me BE-në. Por vetë fakti që Serbia nuk harmonizon politikën e saj të jashtme me të BE, tregon të kundërtën. Nisur nga faktet e lartcekura është koha që vendet perëndimore ti dërgojnë një mesazh të qartë Beogradit se çdo provokim i mëtejshëm do të përballet me pasoja të shpejta dhe të pafalshme.

You Might Also Like

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Avni Dehari drejt librit të Gines-it!

Kuvendarët e pa përgjegjshëm që po dëshirojnë të ndalin orën e historisë

OPINION: Çfarë të bëjmë me Ficon dhe Vuçiçin në Moskë

Kosova Times November 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kreu i drejtësisë në Iran kërcënon gratë që dalin pa hixhab

Kosova Times Kosova Times April 1, 2023
Kurti takoi emisarin Sarrazin, temë situata e sigurisë në Kosovë
Ka vdekur aktori Bernard Hill, i cili luajti në filmat Titaniku dhe The Lord of the Rings
Guterres: OKB do të qëndrojë në Afganistan por fondet po shterojnë
Ministri Maqedonci alarmon partneret nderkombetare për të parandaluar Serbine per një eskalim të mundshëm të tensioneve në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?