By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Sallahu: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme do të nisë këtë vit
January 9, 2026
PDK mirëpret shfuqizimin e 13 ligjeve nga Kushtetuesja
January 9, 2026
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
January 9, 2026
Osmani pret Hargreaves, theksohet rëndësia e formimit të institucioneve
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmi i mbrëmshëm terrorist është vazhdimësi e sulmit terrorist shtetëror serb në Banjë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Sulmi i mbrëmshëm terrorist është vazhdimësi e sulmit terrorist shtetëror serb në Banjë!
Opinion

Sulmi i mbrëmshëm terrorist është vazhdimësi e sulmit terrorist shtetëror serb në Banjë!

Kosova Times
Last updated: 2024/11/30 at 2:43 PM
Kosova Times Published November 30, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Idriz MORINA

Sulmi terrorist ndaj objekteve të rëndësisë së veçantë, është vazhdimësi e sulmit terrorist shtetëror të Serbisë, të kryer në fshatin Banjë, para më se një viti (24 shtator 2023)!

Ky sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike shtetërore është dëshmi se Serbia nuk do të heqë dorë asnjëherë nga qëllimet ekspansioniste, të përcjella edhe me gjenocid, kulturocid, dëbim dhe zhdukje të shqiptarëve për më se dy shekuj.

Ky sulm dëshmon se bashkësia ndërkombëtare, nuk ia ka dalë që të përmbushë detyrimet e veta të vendosura ndaj Kosovës, pavarësisht lëshimeve të bëra për kompromis nga shqiptarët me Pakon Ahtisari, dhe me Marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër!

Pra, për Serbinë nuk mjaftojnë, ashtu siç e kam vlerësuar në analizën time të 2009-ës, për Projektrezolutën e BE-së në Asamblenë Parlamentare të OKB-së (e miratuar pa ndryshime po atë natë), për lehtësimet e bisedimeve nga BE-ja, Kosovë-Serbi, se në fund të procesit serbët nuk do të kënaqen dhe as nuk do ta pranojnë as autonominë, gjë të cilën Kurti ia ofroi me Marrëveshjen Ohër-Bruksel!

Po ashtu ky sulm argumenton pse duhet të marrë fund retorika rrahagjoksëve, sikurse e pararendësve të Kurtit, të cilët gënjenin pas lufte se ata ishin çlirimtarët e vetëm, ani pse thuaja gjithkund në Kosovë forcat e UÇK-së, defilonin nëpër qytete vetëm disa ditë pas defilimit dhe vendosjes së KFOR-it, ndërsa kurrë nuk kishin defiluar në Mitrovicë – në veri!

Ata i fyenin shtetet kryesore aleate si SHBA, pa të cilat Kosova nuk mund të çlirohej dot, dhe as tani nuk mund të kishin sukses operacionet e dekriminalizimit të veriut! Por, në vend se të thuhej se po ndodhë dekriminalizimi rrihnin gjoks se po ndodhë çlirimi dhe po kthehet sovraniteti, i cili nuk kishte humbur asnjëherë, pavarësisht shkeljeve!

Ky sulm terrorist duhet të shërbejë si argument për bashkësinë ndërkombëtare, se retorika dhe diplomacia që ka përdorur ndaj Serbisë, në 25 vjet pas luftës, është e pamjaftueshme, dhe se duhet gjetur mënyra, që të ndodhë, ajo që kishte kërkuar dikur (1999) presidenti Biden, që të ndryshohej karakteri i Serbisë. Pra, vetëm me pranimin e humbjes së Kosovës në Kumanovë, nuk u arritën objektivat kryesore të vetë Perëndimit, që Serbia t’i nënshtrohej vlerave perëndimore.

Retorika aktuale e shteteve perëndimore, duhet të kthehet në artikulim, ndëshkues për Serbinë, ndoshta duke nisur me rivendosjen e zonës së sigurisë, në 5km vijë ajrore nga kufiri i Kosovës, në monitorim të KFOR-it, dhe ndalim fluturimin në 25 km për fluturaket serbe!

Dhe po ashtu një rialokim buxheti nga Kosova, prej një miliard euro në armatim!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Idriz Morina
Kosova Times November 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Gjilan, ndizet flakadani i ”Flakës së Janari 2024”

Kosova Times Kosova Times January 12, 2024
Banka Botërore i jep 90 milionë euro kredi Kosovës
Rusia sulmoi rajonet e Nikolaev dhe Odessa me dronë dhe raketa
MASA*KËR NË SHKODËR! Katër të vrarë dhe disa të plagosur në një atentat, identifikohen viktimat
Revolucioni i 1989-s dhe rënia e komunizmit në Hungari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?