By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri
Lajme

Zbulime të pikturave murale në objektet e kultit në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2024/11/30 at 6:56 PM
Kosova Times Published November 30, 2024
Share
SHARE

Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte kulti në Shqipëri gjatë punimeve konservuese në monumente. Specialistët e restaurimeve thonë se zbulimet kanë rëndësi për periudha të ndryshme historike, por edhe për të nxitur turizmin kulturor. Shumë objekte kulti në Shqipëri ruajnë ende gjurmët e mëdha të dëmtimeve gjatë regjimit komunist dhe kanë nevoja për ndërhyrje për të shpëtuar nga shkatërrimi.

Në “Kishën e Shna Ndout” në Kepin e Rodonit restaurimi i disa pikturave murale solli kohët e fundit të dhëna të reja. Portrete dhe figura shenjtorësh kanë dalë në dritë pas heqjes së llaçit dhe gëlqeres gjatë konservimit të veprave të artit.

Këto konservime pasuan restaurimin që iu bë kishës pas dëmtimeve të tërmetit të vitit 2019.

“Fragmenti i zbuluar në apsidën e Kishës paraqet një skenë ku shfaqet froni i Krishtit dhe figura e Johan Pagëzorit”, thotë specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, Gentian Vokopola .

“Në kishën e Kepit të Rodonit janë zbuluar disa fragmente të pikturës murale, portrete, pjesë nga “Skena Deissis” në apsidë, por edhe fragmente të tjera me motive bimore dhe me simbolikë tjetër si mund të përmendim “Nyjen e Solomonit” që është evidentuar, apo disa pikturime të kryqeve ortodokse”, tregon ai.

Në këtë kishë është zbuluar disa vite më parë edhe një pikturë murale që paraqet shqiponjën me dy kokë, e cila është edhe simboli i flamurit të Skënderbeut. Zoti Vokopola thotë se këtë vit është evidentuar më qartë e gjithë kjo hapësirë e pikturës murale.

“Shqiponja, e cila ka origjinën e saj nga bizanti, është përdorur pastaj edhe në flamurin e Kastriotëve nga Skënderbeu. Piktura është e natyrës heraldike, është emblema e tyre, e pikturuar në faqet e apsidës. Gjatë shekullit të XV kisha është rindërtuar nga Skënderbeu dhe natyrisht është ridekoruar. Punimet në këtë pjesë konsistuan në vijimin e pastrimit me evidentimin këtyre figurave: është një shqiponjë, shqiponja e Kastriotëve, një figurë kalorësi dhe një grup shpendësh shtegtarë krilla apo çafka”, tregon ai.

“Krahas kishës së Kepit të Rodonit ndërhyrjet restauruese u kryen kohët e fundit edhe në Manastirin e Mesopotamit, në jug të Shqipërisë, dhe në kishën e Manastirit të Rubikut, në veri të vendit, të cilat sollën fragmente të reja murale”, thotë zoti Vokopola.

Ndërhyrjet në këto piktura murale janë të rëndësishme, thotë më tej specialisti i Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore edhe për të nxitur turizmin.

“Në Kishën e Shëlbuemit” në Rubik janë zbuluar dy fragmente murale në disa metër katrorë, në bërthamën e vjetër të kishës në faqen jugore dhe veriore ku kemi dekoracione murale në forma gjeometrike dhe floreale”, tregon ai.

Ndërkohë, Kisha e Kepit të Rodonit është një nga më të veçantat në Shqipëri, që i përket shekullit të XIII-XIV, dhe mbetet nga më të vizituarat si nga turistët vendas dhe të huaj.

Shumë objekte kulti u shkatërruan dhe të tjera u dëmtuan rëndë gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Genti Vokopola, prej 27 vitesh kryen herë pas here ndërhyrje restauruese në veprat e artit në këto objekte. Ai përmend disa prej rasteve ku janë evidentuar piktura të reja murale.

“Rastet e pikturave të reja murale të mbuluara nga gëlqerja dhe llaçi në periudhat e mëparshme janë të shumta. Në Kishën e “Shën Apostujve” në Hoshtevë në Gjirokastër, ku kanë dalë skena nga Apokalipsi në pjesën e narteksit, në Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit në Gjirokastër ku kanë dalë figura murale, në Kishën e Shën Kollit në Mesopotami muajt e fundit janë zbuluar disa figura murale, në Xhaminë e Qafës së Pazarit në Gjirokastër janë zbuluar shumë piktura murale, apo në banesën “Belaj” në Gjirokastër dhe në vetë Pazarin e Gjirokastrës”.

Zoti Vokopola thotë se ndërhyrjet në pikturat murale të objekteve të kultit duhet të vijojnë në Shqipëri. Vitin e ardhshëm parashikohen, sipas tij, programe të reja.

“Janë parashikuar ndërhyrje me fonde të Ambasadës Amerikane në “Teqen e Dollmës” në Kalanë e Krujës apo dhe nga buxheti i shtetit në “Kishën e Shën Sotirit” (Kërçisht) të Peshkopisë.

Ndërhyrjet në “Kishën e Shna Ndout “ në Kepin Rodonit dhe në “Kishën e Manastirit të Rubikut” u mbështetën financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Projekteve, UNOPS.

You Might Also Like

Çmimet Emmy 2025: Kjo është lista e të nominuarve

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

NGOM Fest 2025 filloi me plot energji në Kalanë e Prizrenit

Kurti pas takimit me Osmanin: T’i japim shans konsensusit

RLIOF e shtrin koncertin për Nexhmije Pagarushën në 3 qytete

TAGGED: #Piktura murale, #Shqipëri
Kosova Times November 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Të dyshuarit për një duzinë krimesh të ndryshme do t’i shmangen përgjegjësisë nëse bien dakord të luftojnë kundër Ukrainës

Kosova Times Kosova Times June 16, 2023
Le Parisien: Izraeli mori informacione për kreun e Hezbollahut nga një agjent iranian
Mbyllet pa fitues ndeshja Prishtina – Gjilani
ShBA-ja sanksionon shtatë rusë, thotë se tentuan ta destabilizojnë edhe Ballkanin
Arrestohet një person për kontrabandim të duhanit në Viti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?