Policia ka bërë të ditur se në  Obiliq i dyshuari shtetas i huaj derisa ka qenë në ndikim të alkoolit  dyshohet se ka përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes.

Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Kurse, me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë është policia ka arrestuar të dyshuarin, pasi që kishte kanosur me jetë viktimën femër kosovare me të cilën kishte bashkëjetuar një kohë. Sipas policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Suharekë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare.

Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.