Policia ka bërë të ditur se në Gjilan, të shtunën një qytetar ka raportuar se viktima, i cili një ditë më parë kishte qenë në spital për kontroll mjekësor dhe ishte liruar, ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Ndërsa, sipas policisë derisa po dërgohej në emergjencë, ai ka ndërruar jetë. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet.

Ndërkohë, në Gjakovë, sipas policisë dje është raportuar se një viktimë është gjetur i shtrirë në rrugë. Ai është dërguar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjarëve për ceremonitë mortore.

Policia dhe prokuroria janë duke vazhduar hetimet për të sqaruar rrethanat e këtyre dy rasteve tragjike.