By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro
August 8, 2025
Kritika në Holandë për pushimet e gjata të familjes mbretërore në Greqi
August 8, 2025
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosovë urime datëlindja e shpëtimtarit!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kosovë urime datëlindja e shpëtimtarit!
Opinion

Kosovë urime datëlindja e shpëtimtarit!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 8:20 AM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Në 80 vjetorin e lindjes së presidentit historik Ibrahim Rugova

Në këtë ditë madhështore, Zoti na dhuroi shpëtimtarin e qenies sonë kombëtare, liderin shpirtëror, Presidentin historik Ibrahim Rugova

Shkruan: Florim ZEQA 

Tetëdhjetë vjet më parë, me 2 dhjetor të vitit 1944, familjes Rugova i lindi një trashëgimtar, Kosovës shpëtimtari, popullit shqiptar intelektuali i përmasave botërore, Ibrahim Rugova, figura më emblematike e historisë kombëtare.

Çdo popull i ka shenjtorët e vetë, më të cilët krenohet dhe identifikohet prej një periudhe në tjetrën

Shenjtorët për me tepër janë të njohur në fushën e religjioneve. Por ka edhe shenjtor që njihen si themelues të kombeve apo shteteve më të fuqishme botërore si p.sh.: Xhorxh Uashingtoni themelues i shtetit Amerikan, Giuseppe Mazzini themelues i shtetit unik Italian, Mustafa Kemal Ataturki arkitekt i Turqisë moderne, e personalitete të tjera anë e kënd botës përmes të cilëve identifikohen me krenari kombet e tyre.

Shenjtërimin e Ibrahim Rugovës e bëri vepra e tij madhore. Ai më urtësinë e tij, paqësisht e më plot dashuri hyri në zemrat e gjithë shqiptarëve të Kosovës, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e popullit si shenjtor i historisë më të re, simbol i lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

Rugova, më një shall rreth qafe, edhe në kohë të nxehta vere, nga personalitete të ndryshme botërore ishte kuptuar si një mesazh drejtuar botës së civilizuar dhe demokratike, se vendi i tij është i lidhur në qafë nga vargonjtë serbo sllav, që dëshirojnë të mbajnë edhe më tutje Kosovën si pjesë të saj, të dhënë dhuratë nga fuqitë e mëdha një shekull më parë, dhe se nuk do të ketë qetësi në Ballkan, rajon e më gjerë pa heqjen e vargonjve nga qafa e Kosovës.

Dhënia e gurëve të çmuar personaliteteve të shumta nga ana e Rugovës, e kishte simboliken e dyfishtë: e para, për pasuritë e shumta minerale që ka Kosova, ndërsa e dyta, simbolizonte bujarinë, mikpritjen dhe traditën e lashtë Ilire-Dardane të Kosovës.

Ibrahim Rugova i papërsëritshëm me virtytet njerëzore

Këmbëngulësia, urtësia, butësia, mençuria, e tij ishin virtyte të një burri të madh, të cilat bota demokratike i vlerësoi lartë. Mënyra e trajtimit të problemit të Kosovës para faktorëve ndërkombëtar, bëri që bota ta admiroj kërkesën e Rugovës për ndihmë në shpëtimin e një populli të pa mbrojtur nga makineria vrastare e regjimit gjenocidial të Serbisë së Millosheviqit.

Rëndësinë e Ibrahim Rugovës në shpëtimin e Kosovës dhe popullit të saj e kishte vërtetuar ambasadori e diplomati i njohur Amerikan Richard Hollbrook kur thoshte: “Kosova ndoshta nuk do të ekzistonte sot pa këmbëngulësinë e Rugovës”.

Se vërtetë Ibrahim Rugova ishte shpëtimtar i qenies sonë kombëtare, e argumentojnë disa vite më vonë edhe personalitetet më të njohura botërore si Bill Clinton, ish president i ShBA-ve dhe Tony Blair ish kryeministër i Britanisë se Madhe, para parlamentareve tanë në kuvendin e Kosovës kur thanë: “ishte Ibrahim Rugova ai që na solli në Kosovë”.

Lidhja emocionale që pati më popullin e vetë, Ibrahim Rugovën e bëri që të jetë udhëheqës shpirtëror, e bëri të mbetët përjetësisht në kujtesën dhe mendjen e popullit si shpëtimtar i qenies kombëtare apo si profet i kohës sonë moderne.

Projekti rugovian për shtetin e Kosovës

Populli i Kosovës, sikurse e ka për nder të ketë pasur një lider të përmasave botërore, ashtu edhe e ka për obligim të çojë në vend amanetin e tij, për një shtet vërtet sovran dhe demokratik, me simbole të vetat kombëtare, në vend të dizajnëve aktuale antikombëtare.

Ideja e presidentit Rugova e flamurit Dardan për flamur të shtetit të Kosovës, dhe e himnit “Kur ka ra kushtrimi n’ Kosovë”, janë ide që vetëm njerëzit e mëdhenj mund ti projektojnë.

Ky vigan i kombit shqiptar me vizionin e tij mahniti botën mbarë. Shumë popuj edhe më të mëdhenj se ne do të dëshironin të kishin pasur në radhët e veta një personalitet si Ibrahim Rugova. Qysh ne vitin 1998, Valter Veltroni, atë kohë lider i opozitës Italiane pat thënë: “é un grande peccato che una grande personalità come Ibrahim Rugova faccia parte di un popolo così piccolo”, që ne gjuhën shqipe do të thotë: “është mëkat i madh që një personalitet kaq i madh si Ibrahim Rugova të jetë pjesë e një populli të vogël”.

Ky nuk ishte mëkat, por fat i madh për ne si popull i vogël, qe patëm një njeri kaq të madh, një vizionar pragmatik, një lider të përgjegjshëm, një misionar të paqes i cili më urtësinë e tij shpëtoj një popull krejtësisht të pa mbrojtur nga shfarosja dhe gjenocidi serbo sllav.

I pathyeshëm në sfidat e kohës

Sikurse profetët e kohërave më të vjetra që kishin kundërshtarët e vet, ashtu edhe lideri ynë shpirtëror, Ibrahim Rugova kishte kundërshtarët e vet politik e ideor, para të cilëve nuk u gjunjëzua asnjëherë, dhe nuk ju përgjigj në asnjë rrethanë shpirtligjve, fatzinjve të kombit shqiptar.

Përkundër kërcënimeve e shantazheve, fyerjeve e sharjeve, akuzave e sulmeve, Ibrahim Rugova ishte i vendosur në rrugën e tij, në misionin e tij prej profeti, për të shpëtuar një popull nga shfarosja, dhe asnjëherë nuk u ndal që të arrijë në cakun final që ishte Pavarësia e Kosovës, nocion ky që i rrodhi vazhdimisht nga goja deri në frymën e tij të fundit.

E pikërisht këtu qëndron madhështia e Profetit, njeriut që e bëri realitet pavarësinë e Kosovës më politikën e tij paqësore.

Janë bërë krahasime të shumta mes figurave të shquara kombëtare, se kush ka bërë më shumë për kombin, për popullin e vet, janë bërë krahasime nga më të ndryshmet, por Ibrahim Rugova mbetet i pari në historinë e shqiptarëve, që më urtësinë e tij, aktivitetin e tij paqësor arriti të unifikoj gjithë faktorin kombëtar rreth lëvizjes paqësore demokratike (LDK), si dhe të fitojë përkrahjen e gjithë faktorëve ndërkombëtar në përpjekjet tona për çlirim, për ruajtjen dhe shpëtimin e qenies sonë kombëtare nga shfarosja dhe dëbimi serbo sllav.

Presidenti historik, ishte dhe do të mbetet përgjithmonë sinonim i së mirës, i paqes dhe tolerancës, i guximit dhe qëndresës, i afrimit në mes njerëzve, i dashurisë për bashkëkombësit dhe atdheun e vet të shenjt.

Tani, kur trupi i tij prehet në paqe, në token Dardane që aq shumë e deshi, shpirti i tij sikur është shndërruar në një yll që bën dritë e na i ngrohë zemrat, na jep forcë edhe kur ajo na mungon, na jep shpresë kur ajo nuk ekziston.

Kosovë, URIME datëlindja e engjëllit tënd, shpëtimtarit të qenies sonë kombëtare, presidentit historik IBRAHIM RUGOVA!

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Çipa : Lufta dhe kontributi i UÇK është histori madhështore çlirimtarësh për gjithë kombin

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 29 Tetor 2024!

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Musliu: Përmes lirisë së shprehjes përhapet municion propagandistik
Fraksionet e kartelit meksikan Sinaloa janë në luftë. 192 të vrarë dhe 226 të zhdukur në një muaj
Ukraina zmbraps sulmin e madh rus pranë Kurskut, duke shkatërruar 50 automjete dhe duke vrarë 45
Kryeministri i Kroacisë ka arritur për vizitë në Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?