By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, McAllister: Synojnë destabilizimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, McAllister: Synojnë destabilizimin e Kosovës
Uncategorized

PE-ja debaton për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, McAllister: Synojnë destabilizimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/02 at 8:44 PM
Kosova Times Published December 2, 2024
Share
SHARE

Në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian është diskutuar për sulmin e 29 nëntorit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok të Kosovës.

Në këtë debat, Kosova është përfaqësuar nga ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister, në fillim të debatit shprehu shqetësimin e PE-së për sulmet e fundit në veri të Kosovës, si ato në ndërtesat komunale, po ashtu edhe për atë ndaj kanalit të Ibër-Lepencit. Ai rikujtoi se Parlamenti Evropian ka dënuar fuqishëm këto akte, që tha se e destabilizojnë Kosovën.

Disa eurodeputetë shprehën solidaritet me Kosovën, por kërkuan më shumë prova për përfshirjen e autoriteteve serbe.

Michael Gahler, eurodeputet gjerman, tha se janë bërë pretendime goxha serioze. “Pyetja e parë është çfarë provash janë vënë në dispozicion për të mbështetur këto akuza. Duhet të kemi fakte”, tha ai.

Eurodeputeti spanjoll Nacho Sánchez Amor gjithashtu shprehu mbështetjen për Kosovën, por theksoi nevojën për qasje të kujdesshme.

“Ju përmendët grupet kriminale të kontrolluara nga Serbia, por është e vështirë të veprohet pa prova më bindëse. E kuptojmë situatën tuaj të rëndë dhe mbështesim popullin tuaj, por nevojiten fakte më të qarta.”

Thomas Waitz, eurodeputet nga Austria, kërkoi një hetim ndërkombëtar të rastit në Zubin Potok.

“Serbia ka thënë se dëshiron të jetë pjesë e hetimit, por situata e ngjashme pas Banjskës nuk solli asgjë konkrete. Është koha që Qeveria serbe të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër ekstremistëve”, shtoi Waitz.

Ai gjithashtu bëri thirrje që pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë këtë sa më shpejt.

“Është koha që këto shtete ta njohin Kosovën si të pavarur për të dërguar një mesazh të qartë kundër destabilizimit,” theksoi ai.

Kryediplomatja Donika Gërvalla lidhur me sulmin e fundit në Varagë të Zubin Potokut, tha se Serbia po punon sipas një skenari rus.

Akuza të ngjashme më herët ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka fajësuar Serbinë se qëndron prapa sulmit me mjete shpërthyese në Zubin Potok. Serbia ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë se ka nisur hetimet e veta për këtë rast.

“Kjo çështje është e lidhur me luftën dhe paqen. Nuk dua t’iu mbaj ligjërata, por t’u tërheq vëmendjen për një situatë shumë shqetësuese”, tha Gërvalla, duke e cilësuar sulmin si “tentim të Rusisë për të destabilizuar rajonin”.

Gërvalla i krahasoi sulmet e fundit në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – me sulmet që Rusia kryen kundër Ukrainës.

“Serbia nuk është Rusi, por ajo po kopjon strategjitë e Rusisë dhe po i përdor në rajon”, tha Gërvalla, e cila foli edhe për sulmin e mëhershëm të armatosur në Banjskë të Zveçanit vitin e kaluar.

Ajo pretendoi se në këtë sulm, kur u vra një polic i Kosovës, rol ka pasur edhe Rusia.

“Ky nuk është një tension etnik, asnjë mospajtim mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që po ndodh është përshkallëzim që ndodh për shumë vite. Ky është një test për të parë sesa mund të pranojë Perëndimi”, tha Gërvalla.

Ajo tha se prapa sulmit të fundit në Zubin Potok qëndron personi që ka organizuar sulmin në Banjskë, duke iu referuar Millan Radoiçiçit.

Gërvalla kërkoi që Bashkimi Evropian të ndërmarrë masa për të “ndaluar Serbinë”, në mënyrë që, sipas saj, të sigurohet paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë, por në tërë rajonin.

Sulmi ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës ishte dënuar në emër të PE-së edhe nga Davor Ivo Stier, i cili është kryesues i delegacionit të PE-së për raporte me Kosovën dhe Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ata kishin lëshuar një deklaratë të përbashkët për këtë rast.

Disa deputetë të Parlamentit Evropian, duke shprehur solidaritet me Kosovën, thanë se duhet të shohin më shumë prova për akuzat që Gërvalla ka bërë për përfshirjen e Serbisë në sulmet e fundit në veri.

Sulmi ka ndodhur në fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Misteret në Bosnjë dhe Hercegovinën: Cilët ishin njerëzit që ndërtuan anijet e gjetura thellë nën ujë mijëra vjet më parë?

Shembet ura në Rusi u shemb dhe ra mbi një tren, të paktën 7 të vdekur. “U hodh në erë”

Ai e tradhtoi gruan e tij me një dado, iku nga vendi me të dhe u shtir si një burrë i pikëlluar: 20 vjet më vonë, u zbulua e VËRTETA E TMERRSHME

Kosova Times December 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Rezultatet preliminare: LVV dhe PDK fitojnë nga dy komuna në veri

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Më shumë se 20% e serbëve janë mbi 65 vjeç
Qumështi i Artë: Një pije e lashtë që ul presionin e gjakut dhe forcon imunitetin dhe bëhet në 10 minuta
Akrepat 60 minuta para, kalojmë zyrtarisht në orën verore
Çfarë drame, Peja fiton në sekondat e fundit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?