Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur ngushëllimet për familjen, miqtë dhe kolegët e gazetarit Zijadin Gashi, i cili ndërroi jetë sot në moshën 51-vjeçare.
AGK në telegramin e ngushëllimit thekson se lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka ngjallur dhimbje dhe pikëllim të madh te familja, miqtë dhe kolegët, të cilët kujtojnë me respekt punën dhe pasionin e tij për profesionin.