By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trumpi akuzoi britanikët për tradhti dhe “idiotësi të madhe”, ai mori një përgjigje : “Ajo marrëveshje është nënshkruar tashmë…”
January 20, 2026
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
January 20, 2026
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot
January 20, 2026
Agjencia e OKB-së zhvendos 400 punonjës nga Nju Jorku në Evropë
January 20, 2026
Arrestohet i kërkuari nga Gjermania për vrasje
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri
Rajon / Botë

Erdogan bisedon me Putinin për konfliktin në Siri

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 9:13 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë shprehur nevojën për më shumë diplomaci për zgjidhjen e konfliktit në veri të Sirisë, gjatë një bisede telefonike që zhvilluan më 3 dhjetor pas rinisjes së luftimeve.

Sipas njoftimit për media të lëshuar nga zyra e Erdoganit, udhëheqësi turk tha se Siria nuk duhet të shndërrohet në burim të paqëndrueshmërisë së madhe.

“Presidenti Erdogan theksoi se përderisa Turqia vazhdon të mbështesë integritetin territorial të Sirisë, po ashtu kërkon një zgjidhje të drejtë dhe të përhershme në Siri”, i tha Erdogan Putinit gjatë bisedës telefonike, tha zyra e udhëheqësit turk në një njoftim të publikuar në X.

Ai po ashtu tha se është e rëndësishme të hapen më shumë hapësira për diplomaci në rajon dhe se regjimi sirian duhet të angazhohet në procesin e zgjidhjes politike.

Erdogan është zotuar se Turqia do të mbajë qëndrimin e saj sa i përket luftës kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), që është shpallur organizatë terroriste nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara dhe “zgjatimeve” të saj që po tentojnë të përfitojnë nga zhvillimet e fundit në Siri, u tha në njoftim.

Erdogan dhe Putin zhvilluan këtë bisedë telefonike në kohën kur rebelët sirianë po avancojnë kundër forcave qeveritare, pasi morën nën kontroll Alepon javën e kaluar. Më 3 dhjetor, rebelët i janë afruar qytetit Hama, thanë rebelët dhe Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha më 3 dhjetor se numri i viktimave nga ofensiva e rebelëve në veri të Sirisë ka arritur në 602, përfshirë 104 civilë.

Sulmi ndaj qytetit Hama do të rriste presionin ndaj presidentit sirian, Bashar al-Assad, të cilin Rusia dhe Irani e mbështesin kundër forcave opozitare. Ky qytet është nën kontrollin e Qeverisë që kur nisi lufta civile më 2011.

Kremlini tha se Putini theksoi nevojën për “një përfundim të shpejtë të agresionit terrorist kundër shtetit sirian nga grupet radikale”. Të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e koordinimit të ngushtë mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit për këtë çështje, u tha në njoftimin e lëshuar nga Kremlini.

“Dy presidentët do të vazhdojnë të jenë në kontakt në kontekstin e kërkimit të hapave për të ulur tensionet”, u tha në njoftim.

Lufta civile siriane për vite të tëra ishte e fjetur deri në ofensivën e madhe që nisën militantët në veriperëndim të Sirisë, që ringjalli konfliktin.

Hayat Tahrir al-Sham (HTS) dhe aleatët e tij javën e kaluar morën nën kontroll shumicën e qytetit të Alepos dhe zonat rurale përreth.

Kjo është ofensiva më e madhe që është zhvilluar në Siri në vitet e fundit.

HTS është grup militant islamik që kërkon krijimin e një shteti në Siri që do të qeverisej nga ligji islamik. Ky grup, që është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, besohet se ka ndërmjet 5.000 deri në 10.000 luftëtarë, sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane.

You Might Also Like

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Axhenda ndërkombëtare

TAGGED: #Recep Tayyip Erdoğan, #Siria, #Vladimir Putin
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Pas vërshimeve, IKShPK me rekomandime për konsumimin e ujit

Kosova Times Kosova Times January 20, 2023
Ukraina shënjestroi një fabrikë kryesore të armëve ruse dhe Moskën me dronë
Samiti i G7 në Hiroshimë shton vëmendjen e Perëndimit te Rusia
Izraelitët vrasin komandantin e Hamasit, djalin dhe vajzën e tij në Liban
VIDEO/ Përplasje në dyert e Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?