By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin: Rusia testoi Burevestnik, një raketë kruz me fuqi bërthamore
October 26, 2025
WDR: Rusia ka ngritur një bazë spiunazhi në një traget që u fundos në Detin Baltik 30 vjet më parë
October 26, 2025
Lideri i Revolucionit Portokalli: Putini është kriminel. Vetëm një person mund ta ndalojë atë
October 26, 2025
Shembet një pjesë të Shtëpisë së Bardhë
October 26, 2025
Bukë e thekur franceze Millibrot për mëngjes
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gashi: Diaspora, një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gashi: Diaspora, një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Lajme

Gashi: Diaspora, një urë lidhëse për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 10:40 PM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, mori pjesë në aktivitetin “Dita e Biznesit të Diasporës” në Hagë, organizuar nga “Business Match Kosova” (BMK), në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Holandë. Kjo ngjarje shërbeu si platformë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Holandës, duke promovuar potencialin ekonomik të vendit tonë dhe krijimin e lidhjeve të reja me mërgatën tonë.

Sipas njoftimit nga MPJD, në fjalimin e saj, zëvendësministrja Gashi i falënderoi organizatorët, Artan Djemajlji dhe Miftar Maksutaj, për angazhimin e tyre, si dhe ambasadorin e Kosovës në Holandë, Dren Doli, për përkrahjen në forcimin e bashkëpunimit me diasporën. Ajo theksoi rëndësinë e platformave të tilla për krijimin e mundësive të reja për investime dhe rrjetëzim.

“Dita e Biznesit të Diasporës” nuk është vetëm një mundësi për të informuar për potencialin ekonomik të Kosovës, por edhe një hapësirë për t’i bashkuar bizneset, investitorët dhe sipërmarrësit e diasporës me vendin tonë. Ky është një festim i krijimtarisë dhe bashkëpunimit që karakterizon popullin tonë”, tha Gashi.

Zëvendësministrja Gashi, gjithashtu, prezantoi platformën “Made in Kosova” (MiK), e cila promovon Kosovën si një destinacion tërheqës për investime, duke përfshirë sektorët strategjikë, si: teknologjia, bujqësia, përpunimi i ushqimit, turizmi dhe energjia. Sipas zëvendësministres Gashi, MiK është një iniciativë që kombinon diplomacinë ekonomike dhe kulturore, për ta përfaqësuar Kosovën si një vend inovativ dhe të hapur ndaj bashkëpunimeve ndërkombëtare.

“Diaspora jonë ka një rol thelbësor në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Përmes takimeve dhe platformave si kjo, ne krijojmë ura që forcojnë lidhjet mes Kosovës, Diasporës dhe komunitetit ndërkombëtar”, shtoi ajo.

Në përmbyllje, zëvendësministrja vlerësoi rëndësinë e këtij formati, duke e cilësuar si mekanizma që fuqizon jo vetëm bashkëpunimin ekonomik, por edhe përforcon rrjetëzimin e diasporës sonë në Holandë. “Këto platforma janë më shumë se mundësi ekonomike: ato pasqyrojnë se kush jemi ne dhe vizionin tonë për të ardhmen, të komunitetit tonë dhe bashkëkrijimin me vendin e origjinës”, përfundoi ajo.

Pjesa e dytë e ngjarjes u fokusua në diskutimin dhe prezantimet individuale të Rens Gerritsen, Buckaroo,  Shpend Lila, ICK Kosovë, Sytrime Dervisholli, “Prefab” Kosovë, Vjollca Zabërgja,drejtoreshë për projekte strategjike, “GEA Group Holandë”, Artan Djemajli, “Business Match Kosovo”, Holandë, dhe Miftar Maksuti, “Dardania Advice”, Holandë. Ekspertët u fokusuan në eksperiencat e të bërit biznes në Kosovë, mundësitë e financimit dhe inovacionit, karakteristikat e tregut të punës, sfidat, si dhe përparësitë e Kosovës në raport me vendet e rajonit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Vidhët një veturë dhe një skuter në Prishtinë e Fushë Kosovë

I mituri arrestohet në Gjakovë pas gjetjes së drogës nga nëna e tij

Mot me vranësira dhe reshje në gjithë vendin

Sot seanca për Qeverinë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në të gjithë vendin

TAGGED: #Diaspora, #Liza Gashi, #MPJD
Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Ikona e Hollyvood: Sophia Loren ndihet mirë pas rënies

Kosova Times Kosova Times October 7, 2023
Heqja e tarifave për mallrat amerikane, OEK mbështetë Osmanin
SHBA përgatitet të vendosë sanksione ndaj Kirgistanit për të ndihmuar Rusinë të anashkalojë kufizimet
Kreu i komitetit të mbrojtjes arsyeton neo-nazistët që luftonin për Rusinë
Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?