By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Qeveria federale i përmbahet ligjit”, a do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > “Qeveria federale i përmbahet ligjit”, a do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?
Rajon / Botë

“Qeveria federale i përmbahet ligjit”, a do të arrestohej Netanyahu në Gjermani?

Kosova Times
Last updated: 2024/12/03 at 8:44 AM
Kosova Times Published December 3, 2024
Share
SHARE

Një javë më parë Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e vuri qeverinë gjermane para një dileme të madhe: Gjykata lëshoi ​​urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministritizraelittë Mbrojtjes të shkarkuar së fundmi, Joav Galant. Arsyeja: Të dy dyshohen për krime kundër njerëzimit në Rripin e Gazës. Që nga themelimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale në vitin 2002, Gjermania ka qenë një nga 124 shtetet nënshkruese dhe konsiderohet si mbështetëse e vazhdueshme e saj. Por si rezultat i gjenocidit ndaj hebrenjve evropianë gjatë epokës naziste, Gjermania është një aleate e ngushtë e Izraelit.

Barenboim: “Jeta e pamundur në Gaza”
Të premten disa ekspertë në Berlin e përshkruan vendimin e Hagës si një thirrje zgjimi edhe për qeverinë federale. Ajo gjithmonë theksonte se qeveria izraelite kishte të drejtë të mbrohej duke përdorur mjete të ashpra pas sulmit terrorist në tetor 2023.

Christine Binzel, profesoreshë e ekonomisë dhe shoqërisë në Lindjen e Mesme në Universitetin e Erlangen-Nurnberg, thotë se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka denoncuar vazhdimisht veprimet e Izraelit. Megjithatë, Gjermania refuzoi të mbështesë Gjykatën: “Gjermania nuk e ka përmbushur këtë detyrim për 14 muaj. Gjermania nuk është vetëm vëzhguese, por qeveria federale vazhdon të mbështesë Izraelin politikisht, financiarisht, ushtarakisht dhe ligjërisht edhe sot e kësaj dite. Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh me armë pas SHBA-së”.

Michael Barenboim, muzikant dhe profesor në Akademinë Barenboim-Said, shton: “Që nga fillimi i tetorit 2024, Izraeli e ka vendosur veriun e Gazës në një gjendje të plotë rrethimi, duke e bërë të pamundur jetën njerëzore atje.”

 

 

Çfarë do të ndodhë nëse Netanjahu viziton Berlinin?
Që nga vendimi i Hagës, qeveria federale është fokusuar në një çështje tjetër: Çfarë do të ndodhë nëse kreu i qeverisë së shtetit mik të Izraelit do të vinte tani për vizitë në Berlin? Gjyqësia gjermane do të duhej të arrestonte Netanyahun. Një vizitë e tillë nuk është planifikuar që kur milicia terroriste Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar. Vizita e tij e fundit në Berlin ishte në mars të vitit 2023.

Zëdhënësi i qeverisë: Arrestimi vështirë i paramendueshëm
Një javë më parë, zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit, tha se Gjermania duhet t’i marrë parasysh të dyja: solidaritetin me Izraelin si shtet dhe mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare. “Nga njëra anë, është rëndësia e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të cilën ne e kemi fuqimisht. Dhe nga ana tjetër, rëndësia historike dhe përgjegjësia për Izraelin. Unë e kam vështirë të imagjinoj që ne të kryejmë arrestime në Gjermani mbi këtë bazë. Në këtë pikë, edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se qeveria duhet të shqyrtojë me kujdes procesin.

Baza juridike për arrestim
Por Baerbock tani tingëllon pak më ndryshe: “Qeveria federale i përmbahet ligjit, sepse askush nuk është mbi ligjin,” tha politikanja ekologjiste në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të G7 në Fiuggi të Italisë. Për më shumë: “Në Gjermani zbatohet pavarësia e gjyqësorit, e cila në këtë rast ka arritur në përfundimin se ka prova të mjaftueshme që ajo të ndërmarrë këtë hap tani”.

Sipas disa politikanëve gjermanë, një rrugëdalje nga situata e vështirë do të ishte: Gjykata Penale bëhet aktive vetëm nëse shteti në fjalë nuk mund të ndjekë ligjërisht politikanët e vet për krime. Prandaj, Gjermania duhet të punojë për të siguruar që pas përfundimit të luftës të zhvillohet një proces ligjor në Izrael, i cili mund të përfshijë edhe rolin e Netanyahut. Kështu argumenton edhe kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag, Michael Roth (SPD): “Gjykata Penale po humbet shumë nga besueshmëria e saj, sepse nuk merr masa kundër kriminelëve të luftës dhe diktatorëve si Bashar al-Assad. Por merr masa kundër kreut të qeverisë së një vendi me një gjyqësor të pavarur, ku ai mund të ndiqet penalisht”.

SHBA qëndron fort në anën e Izraelit
Presidenti amerikan Joe Biden, nga ana tjetër, qëndroi në anën e qeverisë izraelite. Ashtu si Izraeli, SHBA dhe Rusia nuk e njohin Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Biden tha: “Më lejoni të jem i qartë përsëri: Çfarëdo që mund të sugjerojë Gjykata Ndërkombëtare Penale, Izraeli dhe Hamasi nuk janë të barabartë – aspak,” tha Biden.

Ai e kishte fjalën për faktin se një urdhër arresti ishte lëshuar jo vetëm kundër dy politikanëve izraelitë, por edhe ndaj një anëtari drejtues të Hamasit. Biden vazhdoi: “Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kur siguria e tij kërcënohet”. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre tha se SHBA nuk do të ekzekutonte një urdhër arresti. Kryeministri hungarez, Viktor Orban bëri komente të ngjashme dhe madje e ftoi në mënyrë demonstrative Netanyahun për vizitë në Budapest. Ai shtoi se sigurisht që Netanyahu nuk do të arrestohej në vendin e tij./DW/

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times December 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kush ia kërkoi Vuçiqit pushtimin e Kosovës?

Kosova Times Kosova Times September 12, 2024
Koreja e Veriut dyshohet se lëshoi raketë balistike, akuzon ShBA-në për rritje tensionesh
Viktimat e represionit rus nderohen me çmimet “Magnitsky”
MFPT dhe KRU Prishtina nënshkruan marrëveshje me vlerë 13.2 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë
Osmani: Synojmë përfshierjen e Kosovës në platformat digjitale botërore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?