Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ka mbajtur konferencë me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Gjatë kësaj konference kryetari i këtij forumi, Bekim Krasniqi tha se në vazhdimësi janë duke u angazhuar që të drejtat e personave me aftësi të kufizuar të përmirësohen.
Ai iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë përkrahjen ndaj tyre, pasi sipas tij mbështetja aktuale nuk është e mjaftueshme. Ai ka thënë se e ardhmja e fëmijëve duhet të jetë e barabartë.
Prezent në këtë konferencë ishte edhe zëvendëskryeministrja, Emilia Rexhepi, e cila tha se jemi të obliguar që personave me aftësi të kufizuar të ju garantohet barabarësia.
Po ashtu ajo shtoi se realiteti praktik ende është i ashpër, teksa përmendi që shumë fëmijë ende nuk kane qasje dhe shërbime të duhura për një jetë të dinjitetshme.