Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se kur bëhet fjalë për ngjarjet në Zubin Potok, Beogradi është i gatshëm për bashkëpunim të plotë në çështjen e kryerjes së një hetimi me të gjitha organizatat dhe institucionet ndërkombëtare dhe se nëse dikushnga nacionaliteti serb e ka bere dhe i cili ndodhet në territorin nën kontroll efektiv të Republikës së Serbisë do të ndalohet, por ai gjithashtu theksoi se njohuri të tilla deri më tani nuk ekzistojnë. AI tha se tri gjera jane te rendesishme, e para se kemi treguar se jemi shtet serioz dhe i pergjegjshem. Por Ky vullnet i tij nuk ka reflektuar në rastin e Milan Radonciqit i cili ka kryer akt terrorist ne Banjske edhe pse faktet janë të panumërta por është edhe një kërkesë e bashkësisë ndërkombëtare.
Se politikbërja zyrtare serbe gënjen, faktet i demantojnë ata. mMenaxheri i Gazivodës, Marko Vuloviq, nuk e përjashton mundësinë që shqiptarët po mendojnë ta pushtojnë Gazivodën me dhunë, por paralajmëron se kjo do të kishte pasoja të pallogaritshme për të dyja palët. 8 shkurt 2019 Menaxheri i Gazivodës, Marko Vuloviq, kishte deklaruar se nese shqiptaret “pushtojne” Gazivoden me “dhune” kishte paralajmëruar se do të kishte pasoja të pallogaritshme për të dyja palët. Ai keshtu e konsideronte pjesen veriore te Kosoves te ndare.
“Sigurisht që ne jemi gati për skenarin më të keq, edhe pse sinqerisht shpresoj se nuk do të vijë deri te kjo dhe se do ta zgjidhim normalisht, përmes negociatave”, tha Vuloviq, duke theksuar se as per serbët dhe as shqiptarët nuk eshte në interes të mos punoje termocentrali. Kete deklarate ai e dha duke komentuar deklaratën asokohe te kryeministrit , Hashim Thaçi, se Gazivoda është “burim shtetëror i Kosovës”.
Ai theksoi se liqeni është i rëndësishëm edhe për furnizim me ujë.
“Nëse do t’ua mbyllnim ujin për tetë deri në 10 orë, do të kishte ndërprerje të prodhimit të energjisë elektrike në termocentralet e tyre dhe kjo do të kishte pasoja të mëtejshme: ndalimin e prodhimit, furnizimin me ujë të popullsisë, dhe jeta në Kosova thjshte do të shuhej, por sigurisht që ne nuk mendojmë për këtë, pavarësisht taksave që ata vendosën”, tha Vuloviq.
Disa nga komentuesit thonin se zgjidhja e vetme është ndërtimi i kanalit Ibër-Rashka-Ibër, i cili do të devijonte lumin Ibër afër Ribariqit dhe përfundimisht do të thahej liqeni nëse është e nevojshme. “E cila është krejtësisht legjitime. Kështu, Uzbekët kulluan detin Aral duke bllokuar lumenjtë Amu-Dajri dhe Syr-Dajri.Me atë hidrosistem ata do të rrisnin pozicionin negociues”.
Eksperte te ndryshem hedhnin ide qe Serbia mund të ndërmerrte ndonjë iniciativë për të ridrejtuar rrjedhën e lumit Ibër kudo, ndonese sipas tyre kjo do të kishte pasoja për komunitetin serb në Kosovë.
Por ne menyre tinzare qeveria e Serbise qysh shume vite kishte ndermare nisme per hapjen e dhjete hidocentraleve me një fuqi totale prej 103 megavat ne Iber. Por qe asokohe kishte pasur reagime te shumta ne Kraleve pasi ne aspektin gjeologjik mund te kishte te cara te tokes qe do te ndikonin ne termete. Serbia e konsideron veten ne pozite te favorshme pasi është anëtare e nismës për mbrojtjen e pellgut të Danubit, i cili përfshin pellgun e lumit Ibër, ndërsa Kosova nuk është. Dhe nga kjo anë Serbia ka pozitë të favorshme për kontrollin e pellgut të lumit Ibër në dobi apo në dëm të Kosovës, thonin ekspertet.