By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashota thotë se nuk e dinë kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bashota thotë se nuk e dinë kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së
Lajme

Bashota thotë se nuk e dinë kush i ka shkruar komunikatat e UÇK-së

Kosova Times
Last updated: 2024/12/04 at 2:31 PM
Kosova Times Published December 4, 2024
Share
SHARE

Me një vendim për intervistimin e dëshmitarëve nisi seanca e sotme gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Trupi gjykues urdhëron si më poshtë: dëshmitarët e mbrojtësit të viktimave do të thirren pasi të përfundojnë dëshmitarët e ZPS-së dhe pasi të jenë nxjerrë parashtrimet, argumentet dhe vendimi që ka të bëjë me parashikimet e Rregullës 130 dhe përpara se të fillojnë dëshmitarët e mbrojtjes”, tha Charles Smith III, kryetar i trupit gjykues.

Pas kësaj, vazhdoi dëshminë Sokol Bashota, i cili u pyet nga prokuroria për intervistën që i kishte dhënë Tribunalit të Hagës në vitin 2006 lidhur me pretendimet për vrasjen e bashkëpunëtorëve serb.

“Pse nuk thatë gjatë pesë orëve që iu bëra unë pyetje dhe ju bëra edhe shumë pyetje për dëshminë që keni dhënë për TPNJ-në për bashkëpunëtorët, pse nuk thatë që situatat janë thjesht hipotetike?, tha Matt Halling, prokuror.

“Nuk janë të gjitha situatat hipotetike në atë deklaratë, por një pjesë e pyetjeve dhe përgjigjeve kanë qenë hipotetike. Nuk ma parashtruat atë pyetje nëse kanë qenë ose jo gjatë atyre pesë orëve, prandaj edhe unë ka mundësi që nuk më ka shkuar ndërmend që mundem me e thanë atë”, u përgjigj Sokol Bashota.

Ajo që i keni thënë mbrojtjes së Thaçit në 2022 për situatën me bashkëpunëtorët që ishte thjesht hipotetike, a mos ishte diçka që Thaçi donte t’ia thoshit ekipit të tij të mbrojtjes, pyeti prokurori.

“Ekipin e mbrojtjes së Thaçit e kuptoj si pjesë përbërëse të kësaj gjykate dhe nuk kom menduar që duhet të tregoj se kam diskutuar edhe me të. Ja kam bërë një pyetje mbrojtjes së Thaçit kur më kanë ftuar nëse kjo është brenda kuadrit ligjor të kësaj gjykate dhe mund t’iu përgjigjem ma thoni ju, ata më kanë dhënë garanca që mundesh me fol çka din”, tha Bashota.

Pikërisht kjo situatë e nxiti mbrojtjen e Kadri Veselit, Rodney Dixon të thotë se prokuroria po e cilëson dëshmitarin të anshëm.

“A keni ardhur këtu në gjykatë për të qenë dëshmitar i anshëm dhe për të dhënë dëshmi në favor të ndonjë të akuzuari pavarësisht si ka qenë e vërteta”, tha Rodney Dixon, avokat i Kadri Veselit.

“Unë jam shumë i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia juridike dhe penale dhe absolut nuk kam ardhur këtu për ta mbrojtur asnjë kauzë pos të vërtetës dhe vetëm të vërtetës, konform betimit që kam dhënë”, u përgjigj Bashota.

Dëshmitari tutje foli për komunikatat e lëshuara nga UÇK-ja gjatë luftës, për të cilat tha se ai nuk e kishte shkruar asnjë prej tyre.

“Personalisht kurrë nuk jam interesuar me e ditë dhe nuk e di. Nuk jam marrë me to dhe thash që e kam heq herët mendjen për shkrimin e atyre komunikatave dhe nuk ka qenë punë që unë mund e bëj dhe realisht kurrë nuk kam pyetur për to se kush po i bën dhe kur po i bën, a po bëhen në Kosovë apo po bëhen jashtë. Unë informacion për këtë nuk kam dhe nuk mundem me marrë përgjegjësi me e ngarkuar dikën për të cilën nuk e di”, tha Bashota.

Në pyetjen e gjyqtarit Christoph Barthe se kush i shkruante deklaratat politike ose deklaratat e tjera në emër të Shtabit të Përgjithshëm gjatë asaj periudhe.

“Unë nuk e di saktë këtë por ka pas kompetenca, ka pas të drejtë me bë deklarata edhe komunikata më duket, edhe prej zyrës së zotit Demaçi. Për çështje të takimeve të ndryshme ndoshta ka mundur, për nuk e di dhe nuk jam i sigurt, si drejtor i Drejtorisë Politike, zoti Thaçi. Por, nuk e di saktë nëse ka mundur me e shkru ndonjë me autorësi të veten apo jo. Këtë nuk e di”, tha Bashota.

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro

Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan

TAGGED: #Komunikta e UÇK-së, #Sokol Bashota
Kosova Times December 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje të rëndë

Kosova Times Kosova Times July 19, 2024
Policia shqiptoi 1 mijë e 556 gjoba trafiku për 24 orë
Shefja e Zyrës së UNICEF-it në UP: Edukimi, prioriteti ynë i vazhdueshëm
Kryeministri rumun jep dorëheqjen
Kualifikohen tutje Portugalia, Turqia dhe Gjeorgjia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?