Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) sot do të mbajë protestë me pjesëmarrjen e kryetarëve dhe të kryesive të shoqatave arsimore, pasi sipas tyre, Qeveria Kurti ka ndërprerë të gjitha kontaktet e dialogut social.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, dje në një konferencë për media deklaroi se nëse nuk reflektojnë zyrtarët e Qeverisë, sidomos lidhur me kontratën e re kolektive, atëherë nuk e përjashtojnë edhe grevën e përgjithshme.
Ai tha se megjithëse se ka pasur premtime se qeveria do të ketë dialog sindikal, një gjë nuk ka ndodhur.