By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 19 dhjetor
December 19, 2025
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti nis vizitën në Sarajevë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti nis vizitën në Sarajevë
Lajme

Kurti nis vizitën në Sarajevë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 5:46 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e 5 dhjetorit ka nisur vizitën në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës.

Lajmi për Radion Evropa e Lirë u konfirmua nga Elvira Dushi, presidente e komunitetit shqiptar në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hercegovinë, Kurti do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Sipas udhëheqësit të kësaj organizate, Adil Kullenoviq, kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në këtë konferencë.

Vizita u konfirmua të enjten edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila tha në një njoftim se Kurti do të qëndrojë për një vizitë të shkurtër në Sarajevë, ku do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politikë, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

“Ky udhëtim i kryeministrit në Bosnje dhe Hercegovinë ishte paraparë të ndodhte në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që planifikohej të mbahej në datë 4 dhe 5 dhjetor në Neum. Për shkak disa problemeve të cilat tashmë i ka bërë të njohura organizatori, ky samiti është anuluar”, tha Qeveria e Kosovës për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë kësaj vizite, për sigurinë e Kurtit po përkujdeset policia në Bosnjë e Hercegovinë.

Për shkak të vizitës së Kurtit në Sarajevë, më herët gjatë 5 dhjetorit ministrat nga Republika Sërpska (RS) thanë se nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës (BeH).

Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave, Stasha Kosharac tha se vendimi është marrë pas konsultimeve në kabinetin e tij, ku morën pjesë ministri i Financave në Këshillin e Ministrave, Srxhan Amixhiq, zëvendësministri i Mbrojtjes, Aleksandar Goganoviq, zëvendësministrja e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq, dhe zëvendësministri i Komunikacionit dhe Transportit, Ognjen Janjiq.

Kurti ishte paraparë që të merrte pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, por Këshilli i Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës ka marrë vendim për të anuluar këtë samit, sepse ka dështuar tenderi për organizimin e kësaj ngjarjeje.

Kryetari i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, deklaroi se ardhja e Kurtit në Sarajevë do ta komplikojë situatën në Bosnjë e Hercegovinë.

“BeH nuk e ka njohur Kosovën. Ne nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ai rajon të hyjnë me letërnjoftim”, tha Dodik, sipas raportimit të Srnas.

Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk e kanë njohur njëra-tjetrën për shkak të kundërshtimit të Republikës Sërpska, në krye të së cilës është Dodik, i cili ka orientim prorus dhe është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit.

Kurti kishte deklaruar në mes të tetorit, gjatë samitit të Procesit të Berlinit, se Kosova nga 1 janari 2025 do t’i lejojë qytetarët e Bosnje e Hercegovinës të hyjnë me letërnjoftim.

Marrëveshja që do të hiqte regjimin e vizave midis Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës dhe do t’u mundësonte qytetarëve të këtyre dy vendeve të udhëtojnë pa viza, ende nuk është ratifikuar në Parlamentin e Bosnjë e Hercegovinës.

Ajo po bllokohet nga përfaqësuesit e Republikës Sërpska, të udhëhequr nga Lidhja e Socialdemokratëve të Pavarur e Millorad Dodikut.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti pret në takim kryeministrin e Holandës dhe atë të Luksemburgut

Kosova Times Kosova Times July 4, 2023
“Jetoj nga dita në ditë, varfëria më është futur në palcë”
“Jam krenar për presidentin tim”. Kryerabini i Ukrainës iu përgjigj Putinit, i cili e quajti Zelensky një “turp për popullin hebre”.
AI kërkon që OKB të adresojë abuzimet e kryera nga talibanët
Axhenda nderkombetare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?