By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis për herë të parë në Kosovë aplikimi i radioterapisë stereotaktike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Nis për herë të parë në Kosovë aplikimi i radioterapisë stereotaktike
Shëndetësi

Nis për herë të parë në Kosovë aplikimi i radioterapisë stereotaktike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 11:37 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Sot për herë të parë në Kosovë, në shërbimin e radioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, ka filluar aplikimi i metodës më të avancuar të trajtimit, radioterapia stereotaktike.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai tha se kjo metodë është shumë e sofistikuar dhe përdoret për trajtimin e tumoreve dhe metastazave në tru, me dimensione prej 1 deri në 3 cm, duke rritur në mënyrë të ndjeshme efektivitetin e trajtimit.

Kurtishi njoftoi se radioterapia stereotaktike për tumoret e trurit është një formë shumë e saktë e terapisë me rrezatim që përdoret për të trajtuar tumoret e trurit dhe gjendje të tjera intrakraniale. Ajo ofron doza të larta dhe të përqendruara të rrezatimit në një zonë specifike, duke minimizuar dëmtimin e indeve të shëndetshme përreth.

Radioterapia stereotaktike është veçanërisht efektive për tumoret e vogla dhe të mesme dhe mund të përdoret për gjendje malinje dhe beninje.

“Karakteristikat kryesore të radioterapisë stereotaktike janë saktësia, teknikat e avancuara të imazherisë (MRI, CT, ose PET), përdoren për të hartuar vendndodhjen e saktë të tumorit. Është metodë, jo-invazive, nuk kërkon ndërhyrje kirurgjikale, rrezatimi jepet nga jashtë. Aplikohet në Doza të larta, në pak seanca dhe trajtimi shpesh përfundon në 1 deri në 5 seanca, në varësi të rastit. Kjo metodë, ofron siguri, përqendrimi i rrezatimit minimizon ekspozimin e indeve të shëndetshme të trurit, duke ulur efektet anësore”, ka shkruar drejtori i Klinikës së Onkologjisë.

Ai potencoi se deri më tani, pacientët që kanë pasur nevojë për këtë lloj trajtimi janë dërguar jashtë vendit, duke shkaktuar implikime të konsiderueshme buxhetore për shtetin.

Ky zhvillim i ri do të ulë ndjeshëm këto kosto dhe do të mundësojë trajtim cilësor brenda vendit.

Sipas Ilir Kurtishit, ky hap shënon një arritje të madhe për shëndetësinë në Kosovë dhe një avancim të rëndësishëm në trajtimin e tumoreve, duke ofruar shpresë dhe përkujdesje më të mirë për pacientët dhe duke kursyer burimet financiare të vendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Metoda e psikologut të famshëm rus që i ndihmon fëmijët të mësojnë më shpejt dhe të mendojnë më lehtë

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

TAGGED: ##Radioterapia stereotaktike, #Klinika e Onkologjisë
Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Radoiçiq – I kërkuar në Kosovë, i vlerësuar në Serbi

Kosova Times Kosova Times September 27, 2023
Haradinaj nga Klina: Nuk do të ketë pagë nën 1 mijë euro, synojmë pavarësim
Krasniqi dhe emisari norvegjez diskutojnë për zhvillimet politike
Prokurori Europian: Afera greke është vetëm maja e ajsbergut, korrupsioni është në të gjithë BE-në
KQZ miraton dizajnin e fletëvotimit për zgjedhjet e 28 dhjetorit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?