By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë
Lajme

Pensionistët shqiptarë më të palumturit nga grupet e tjera të popullsisë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 8:20 AM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Në raport me grupet me te reja të popullatës, pensionistët shqiptarë janë më të palumturit. Indeksi global i lumturisë, i renditi pensionistët shqiptare në vendin e 100 në 143 vende të botës për 2024.

Në indeksin e përgjithshëm ku përfshihen të gjitha grupmoshat, Shqipëria zuri vendin e 87 në 143 vende.

Pensionistët shqiptare janë më të palumtur edhe në krahasim me grup moshat e tjera të popullsisë, të rinjtë dhe mosha e mesme (shiko tabelën e mëposhtme).

Indeksi tregoi se në vitin 2023, pensionistët shqiptarë kishin nivele lumturie më të ulëta se në vitin 2006.

Indeksi tregoi se në të gjitha vendet në Evropën Qendrore dhe Lindore, ata 60 vjeç e lart janë më pak të lumtur.

Në grup-moshën 60+ Shqipëria kishte renditje të dobët, e duke lënë pas vetëm vendet e Afrikës.

Hulumtimet nga paketa globale për lumturinë kanë treguar se pabarazia e mirëqenies, ka një efekt më të madh në lumturinë e përgjithshme sesa pabarazia e të ardhurave.

Pabarazia në shpërndarjen e lumturisë pasqyron pabarazitë e aksesit në mirëqenie, duke përfshirë të ardhurat, arsimin, kujdesin shëndetësor, pranimin social, mjediset sociale mbështetëse në familje, etj.

Në moshën mbi 60-vjeç pasojat e mungesës së mirëqenies dhe problemet shëndetësore, janë më të mëdha. Vendet me sisteme të forta të shëndetësore dhe mbrojtje sociale, kanë një nivel më të lartë të lumturisë për grup moshën mbi 60-vjeç.

Nga ana tjetër, një seri kërkimesh dhe studimesh sugjerojnë se, ndërsa njerëzit plaken, përgjithësisht i kushtojnë më shumë rëndësi aspekteve pozitive të jetës.

Kjo shpjegon se pse vlerësimet e jetës rriten me moshën. Por nëse mosha e tretë përballet me probleme akute, si gjendje jo e mire shëndetësore dhe të ardhura të pamjaftueshme i pengon ata të perceptojnë gjërat pozitive të jetës.

Pensionistët shqiptare aktualisht jetojnë në varfëri për shkak të ardhurave të ulëta, të cilat janë nën nivelin relativ të varfërisë 6.7 USD në ditë.

Në Shqipëri personat mbi 49-vjeç, janë më të palumtur se 15 vite më parë. Në total, shqiptarët ishin më të palumturit në Europë pas turqve në vitin 2024./Monitor

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, miratohet projektdeklarata për heqjen e ligji të luftës me Greqinë

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Ukraina nuk ka marinë, por po dërrmon Rusinë në Detin e Zi
Tri raste të monedhave e kartëmonedha të falsifikuara në Prishtinë
Rodri mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit
Klinaku: Specialja aktgjykimet i merr politikisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?