By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve – EuroPris
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve – EuroPris
Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës pranohet në rrjetin Evropian të Burgjeve – EuroPris

Kosova Times
Last updated: 2024/12/05 at 3:48 PM
Kosova Times Published December 5, 2024
Share
SHARE

Një hap historik dhe arritje e jashtëzakonshme për sistemin korrektues të Kosovës: Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) zyrtarisht është pranuar si anëtar i rrjetit prestigjioz evropian të burgjeve EuroPris. 

Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, z. Ismail Dibrani, ka pranuar letrën zyrtare të konfirmimit për anëtarësimin. Ky vendim shënon një pikë kthese për integrimin ndërkombëtar të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke përforcuar pozicionin e tij si një institucion modern dhe i përkushtuar për standardet evropiane në sistemin e drejtësisë dhe atë korrektues. 

Në letrën e tij zyrtare, Drejtori Ekzekutiv i EuroPris, z. Gustav Tallving, deklaroi: 

“Në emër të Bordit dhe Sekretariatit të EuroPris, kam kënaqësinë t’ju informoj se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në EuroPris është miratuar. Ne mirëpresim ngrohtësisht Shërbimin Korrektues të Kosovës në rrjetin tonë të respektuar të shërbimeve korrektuese evropiane, ku presim të forcojmë bashkëpunimin, shkëmbimin e njohurive dhe progresin e përbashkët në sektorin e burgjeve dhe provës.” 

Ky anëtarësim ofron mundësi të reja për Kosovën, duke përfshirë, shkëmbimin e praktikave më të mira, ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe avancimin e reformave në sistemin korrektues të Kosovës. 

EuroPris, si një platformë unike që lidh institucionet e burgjeve dhe atyre sprovuese në të gjithë Evropën, promovon standarde të larta, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Përmes këtij rrjeti, Shërbimi Korrektues i Kosovës do të kontribuojë në ndarjen e përvojave dhe mësimeve të veta, duke përfituar gjithashtu nga praktikat më të mira të vendeve anëtare. 

Kjo arritje vjen si rezultat i punës dhe përkushtimit të palodhur të stafit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, si dhe mbështetjes së partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë. Përveç anëtarësimit në EuroPris, Kosova është gjithashtu edhe anëtare e International Corrections and Prisons Association (ICPA), duke përforcuar edhe më tej rolin e saj në arenën ndërkombëtare të sistemit korrektues. 

Ky është një hap madhor drejt drejtësisë dhe integrimit të Kosovës në strukturat ndërkombëtare!. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #EuroPris, #ShKK
Kosova Times December 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Studimi: Policët gjermanë i lidhin shqiptarët me drogën, janë më të ashpër ndaj arabëve

Kosova Times Kosova Times September 9, 2024
Tifozët shqiptarë `pushtojnë` edhe Dyseldorfin
Gjermania shqyrton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë
Ukraina: Ushtria jonë po avancon me hapa të vegjël, por të sigurt
Kurti bisedoi me Borrell për situatën në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?