By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 në Shqipëri
January 23, 2026
Glaze Bourbon: glazura perfekte për marinadë
January 23, 2026
Rosë në letër pergameni me gështenja, konjak dhe portokall
January 23, 2026
Kokteje për mbrëmjet e ftohta
January 23, 2026
Piloti shpëton 167 pasagjerë në ulje emergjente dhe urdhërohet të paguajë 1.3 milion gjobë
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi në takim me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të FMN-së shpalos parametrat ekonomik të vendit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Bislimi në takim me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të FMN-së shpalos parametrat ekonomik të vendit
Lajme

Bislimi në takim me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të FMN-së shpalos parametrat ekonomik të vendit

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 10:38 AM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u takua me Zëvendës Drejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bo Li.

Gjatë këtij takimi, z. Bo Li përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën e saj të mirë në fushën e zhvillimit ekonomik, duke theksuar rritjen e qëndrueshme ekonomike, menaxhimin e mirë fiskal dhe implementimin e reformave strukturore. Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet FMN-së dhe Kosovës, si dhe përgëzoi Qeverinë për suksesin në zbatimin e programeve Stand-By (SBA) dhe Instrumentit të Reziliencës dhe Qëndrueshmërisë (RSF).

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer, Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi z. Bo Li mbi zhvillimet më të fundit në vend, duke theksuar se trendët e mira ekonomike nga vitet e mëparshme, kanë vazhduar edhe këtë vit. Ndër të tjera, ai përmendi rritjen e eksporteve, atë të investimeve të huaja direkte, dhe uljen e inflacionit. Ai po ashtu theksoi se të hyrat dhe shpenzimet buxhetore janë rritur në masë të konsiderueshme, ndërsa është forcuar tutje qëndrueshmëria fiskale.

Në përfundim, palët diskutuan për bashkëpunimin e mëtejshëm dhe angazhimin e përbashkët për zbatimin e programeve dhe projekteve të ardhshme. /Kosovatimes/

You Might Also Like

BE mbetet partneri kryesor tregtar i Kosovës

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

TAGGED: #Besnik Bislimi, Bo Li
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani fillon takimin me Haradinajn

Kosova Times Kosova Times July 2, 2025
Ferizaj pëson humbje në ndeshjen e parë
Çfarë po përgatit Putin me 18 anije në Detin e Zi?
Fitorja e Trump – duart e lira për Izraelin?
U shfaq një video e një sulmi rrufe në Ukrainë, 50 ushtarë rusë u vranë në pak minuta? (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?