By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK: Tri ligjet e sektorit financiar avancojnë rrugën e Kosovës në SEPA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK: Tri ligjet e sektorit financiar avancojnë rrugën e Kosovës në SEPA
Lajme

BQK: Tri ligjet e sektorit financiar avancojnë rrugën e Kosovës në SEPA

Kosova Times
Last updated: 2024/12/06 at 8:47 PM
Kosova Times Published December 6, 2024
Share
SHARE

Me miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të tri ligjeve kyçe për zhvillimin e sektorit financiar të vendit: Ligjin për Bankat, Ligjin për Shërbimet e Pagesave dhe Ligjin për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit, njëkohësisht është hapur rruga për hapat e radhës për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA).

Tri ligjet themelore të miratuara në harmoni me legjislacionin e Bashkimit Evropian, përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt integrimit në tregun financiar të BE-së dhe avancimin e transparencës dhe gjithë përfshirjes financiare, dhe do të kenë ndikim të rëndësishëm në ekonominë e vendit tonë, veçanërisht për lëvizjen e lirë të kapitalit me partnerin më të madh të Republikës së Kosovës, Bashkimin Evropian, si dhe me vendet e rajonit.

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës do të procedojë me miratimin e rregulloreve që dalin nga këto ligje dhe përditësojë para-aplikimin e bërë më 14 tetor në DG FISMA dhe në Këshillin Evropian të Pagesave (EPC) me informata plotësuese përfshi rregullativën e re të miratuar.

Miratimi i këtyre ligjeve dhe integrimi në SEPA pritet të sjellin përfitime të konsiderueshme ekonomike, por edhe benefite tjera, duke përfshirë një kursim vjetor të vlerësuar prej rreth 55 milionë euro nga tarifat për transferet ndërkombëtare, njëkohësisht duke rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e transaksioneve, konkurrencën dhe gjithë përfshirjen në tregun e pagesave, si dhe transparencën, mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare dhe integritetin e sistemit financiar.

BQK-ja shpreh mirënjohje për institucionet e Republikës së Kosovës, për mbështetjen në finalizimin e nismave të saj ligjore, por edhe atyre evropiane, si Komisioni Evropian, në veçanti DG FISMA dhe DG NEAR, si dhe ekipeve të Bankës Botërore për kontributin dhe mbështetjen gjatë procesit të përgatitjes së ligjeve dhe rregulloreve të nevojshme për plotësimin e kritereve për anëtarësim në SEPA. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Tërnava reagon ndaj akuzave për emërime partiake në KOSTT

LDK: Qytetarët po mbesin pa rrymë për shkak të keqmenaxhimit energjetik

Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesit

21,4% e automjeteve të regjistruara në 2025 në Shqipëri vijnë nga Koreja e Jugut

BQE: Pse inflacioni i ushqimeve vazhdon në Evropë

TAGGED: #BQK, #Kosova, #SEPA
Kosova Times December 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

MPJD konfirmon mbërritjen në Kosovë të trupit të pajetë të Faton Hajrizit

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Protestuesit prorus ne Ceki kërkojnë tërheqjen nga NATO
Austria thotë se Rusia do t’ia ndërpresë furnizimin me gaz
Qeveria në detyrë merr pesë vendime në mbledhjen elektronike
Samiti i Berlinit në Tiranë, Rama: Pjesëmarrës Macron dhe Scholtz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?