Shkruan: Akademik Prof. dr. Hakif BAJRAMI
Opsione për ta ruajtur pozitën Putini e ka: Krimen, Kosovën dhe Luftën në Palestinë. Së këndejmi, filozofia e historisë e vlerëson luftën Ruso-Urainase si një përpiekje të kotë, sidomos nga ana e Rusisë si agresor, sepse drejtuesit strategjik të Kremlinit nuk e kanë llogaritur faktorin kohë dhe faktorin popull që është më i emnacipuar si shtet e që lidhet jetësisht me daljën në Detin e Zi. E vërteta, Putini ka fituar teritore ashtu si Hitleri. Por luftën as nuk mundet për ta fituar, e as nuk guxon ta humb. Pra i mbetët popullit rus që ta menjanojë këtë person agresiv në mënyrë fizike, sepse ka rrezik që luftës t` i shkoi deri në armatimin nuklear.
Nga analiza filozofiko strategjike, gjeneralët rus në anën tjetër, si dukët me rastin e marrjës së vendimit për ta okupuar Krimen dhe një pjesë të Ukrainës, nuk kanë qenë të mbështetur në realitetin se patën hy por si okupator në Avganistan, por u larguan me turp, sepse ushtarëve të vrarë rus ua hagëshin qenët endacak gjymtyrët trupore. Nga ky realitet, shkolla cariste ruse, shkolla e pansllavizmit militaristo-politik e Danillevskit, si dukët nuk ka mësuar asgjë. Po, Rusia neocariste ka armatim dhe ka hapësirë jetësore që i “tepron”, por ajo tepricë nëse bazohët në fuqinë e raketave dhe bombave atomike, atëherë në vogëlsinë tonë profesionale, po i tregojmë V. Putinit si urdhër dhënës se luftën nuk mund ta fitoj në Ukrainë, edhe pse çmimi i Gjeneralshtabit Rus mbështetët në adutin e fundit, në bomba nukleare. Por, ato bomba, e dijnë ata fortë mirë se janë një: “pasuri vetëvrasëse”, sepse pas përdorimit tyre, më nuk do të ketë për një kohë të gjatë kush ta dekontaminojë hapësirën jetësore jo vetëm ruse.
Provat e sulmeve me dronë dhe sulmet me raketa me rrezetë gjata , nga arsenali i teknologjisë lartë ushtarake, nuk është kurrfar testi për ta fituar çfardo lufte të “kufizuar” nukleare, sepse shkencorisht nuk ka kufizim asnjë lloj përdorimi. Prandaj, të gjithë gjeneralët duhët të janë të vetëdishëm se lufta nukleare është me përgjegjësi të lartë sepse është shumë më e egër se sa Lufta e Dytë Botërore. Pra përgjegjësia e përdorimit të armëve nukleare është shumë më e lartë dhe shumëfish më e egër se sa kampet e përqëndrimit të Adellof Hitlerit. Së këndejmi, Vladimir Putini po provon dhe po shkon drejtë shembullit të Hitlerit të Dytë, dhe dikush duhët t` i thot se do ta kesh fatin e Hitlerit me këtë “komoditet që po e tregon, madje duke iu kërcnuar tërë njerëzimit”. Kjo për faktin se, sot bota është ekspozuar para një përgjegjësie të lartë, sepse në pushtet nuk është vetëm një Hitler, e që është si kopje Ptini, por janë disa të tillë, madje shumë më të papërgjegjëshëm, NËSE arsenalin nuklear shfarosës e përdorin, për ta shfarosur jetën njerëzore në tërë globin.
Kjo që e themi nuk është avanturë por aksiomë, sepse edhe nëse shpëton ndokush, ata do të lindin me të meta fizike dhe psiqike dhe bota ngadal do të shndërrohët në shkretirë. Pra, kushdo çoftë që i posedon dhe i përdorë armet nukleare nga shtete që dihet se kanë armatim të tillë si: Rusia, SHBA, Britania, Franca, Kina, India, Pakistani, Izraeli, Irani e ndonjë shtet që ka tekonologji të përafërt e që numri i tyre është sa dyfishi i shteteve poseduese publike të tanishme, dëshmon se njeriu si homo sapiens ka investuar në vetvrasje në mënyrë ideologjike shumë të egër. Pra, ngacmimet e Iranit, e Koresë Veriore dhe Izraelit sot, dhe loja politikaneske me Hamasin, shumë lehtë mund të avansohën në krijim të shansave që: SHBA, Rusia, Anglia, Franca dhe Kina të futën në avanturën e mileniumit. Por, nuk dyshoi se drejtuesit e këtyre shteteve nuk e dinë finalën e përdorimit. Aq më thellë dhe më konkret finalën e përdorimit të bombave atomike e dijnë edhe gjeneralët e shteteve përkatëse.
E vërteta, luftërat e Rusisë janë të shumta dhe të gjitha kanë rrezultuar me zgjërim teritorësh, sa që gati gjatë gjithë shekullit XX BRSS i kishte jo më pak se 21 milionë kilometra katrorë, hapësirë jetësore, ajo sa që kishte lindur “barcoleta” se në këtë shtet kurrë dielli nuk perendon. Lidhur me këtë realitet, me që gati të gjitha luftërat Rusia i ka fituar, ky shtet ka krijuar aso pozite dhe asi mentaliteti në popullin e tij, sa që me shtetin nuk komandon populli, por me popullin komandon shteti dhe korporatat vetëvrasëse. Madje, grupi i gjenralëve dhe një staf i ngusht byrokratësh, drejtuesi i të cilëve nuk quhët car, por president, i ka kaluar të gjitha normat civilizuese sa që largimin nga posti mund ta përjetojë vetëm me ndonjë “infrajt” ose puq ushtrak, sepse politikisht tani për tani nuk ka asnjë shansë. Me fjalë tjera, Rusia ka krijuar një koncept të popullit megaloman pansllavist, pankomunist, pannuklear, dhe tash është shumë vështirë për të zbritur në pozitë normale, të natyrëshme popullore.
Serbia nazifashiste nuk po ndahet nga politike ruse ku është në këtë vetshkatrrim?
E vërteta, Serbia post milloshevit porvoi disa herë për ta sulmuar Kosovën. Dhe mos t` i numrojmë se të gjitha yryshët i humbi pa asnjë dilemë.Mjerishtë sot në glob një shembull i tillë analogjik në miniaturë, është krijuar edhe në tërësinë e popullit serbian, krejtë me reagensa rus dhe evropian. Pra, jorastësisht në këtë “maje” janë serbët, sepse u favorizuan në luftën kryqzatë për ta luftuar islamin në Ballkan. Po Islami në Ballkan ka mbetur këmbkryq dhe me ndihmën e Turqisë dhe vendeve pareli (finasa të lira pa kamata) arabe, të cilat po duket se është kah u pengon vetëm shqiptarëve, të cilët kanë krijur front politik me moton: “Po kthehemi në fenë e të parëve”, duke mos e ditur se në atë fe arbanasit kanë psuar shumë më tepër se sa shqiptarët nga osmanlinjët. Dje ky “rrevolucion nuk ka ardhur nga brenda se do ishte i drejtë, por ka ardhur pak nga Vatikani, shumë nga Vaselena, e më shumë nga mjekrroshat e ISIS-it. Kështu, në vend se masa shqiptare pas çlirimit në Kosovë të përqëndrohët në zhvillimin e konomik, në arsim dhe kulturë kombëtare me traditë, masa (populli) po detyrohët të luaj në havan e të ndërtojë xhamia dhe kisha, të cilat është si synim në Beograd, se do të prodhojnë luftë civile dhe reagime që planifikohën të u ngjanë konvrtimeve nga vitit 1913 në tërë Dukagjinin. ( shiqo për këtë detalisht: Dokumnete mbi konvertimin në Kosovë,në A. Vjenës 1913). Në ato dokuemnete propogandohet në vend se shqiptarët të luftojnë për liri, duhej të luftonin mos të konvertohën nga katolikë dhe musliman në pravosllavë. Pra, sot populli duhet të luftojë për shqiptari-për komb ashtu si e vizatuan Rilindasit, e jo për ortodoks, muslimanë apo katolik. Por, deri sa konceptin megaloman, populli rus e ka ka krijuar me “forca të veta”, megalomaninë miniaturale populli serbian në Ballkan e kanë krijuar nga gjashtë fuqitë Evropiane, sidomos më me fuqinë e Rusisë më 1913, sidomos me fuqinë e Francës dhe Anglisë më 1919. Dhe i tërë ai “kapital” politik, sot është vetëm si një mbeturinë, por që kontaminimi historiko rreligjioz dhe politiko ideologjik ka mbetur si realikt negativ, gjithnjë përmes provës kryqzatë, që të luftohët Peransoria Osmane, ose të ktheht si ajo porva e Dautogllut disa vite më parë, e të Islamizohët Ballkani. Ky mentalitet eutanazist rreligjioze ka krijuar në masën shqiptare me kulturë të cekët kombëtare një “përparësi” kinse rreligjioni na qenka shpëtimtar e jo arsimimi dhe civilizimi i mëtejm i BESËS , që është në çarkullim si e plagosur edhe sot, sidomos në Kosovë, me dallim se Amerika (SHBA) protestante në trevat e Dardanisë ka ndikim pozitiv, prandaj dhe duhet të ketë veprim pa shkëputje kohore, fjalën vendimtare. Në lidhje me këtë realitet, shumë dëme të pariparueshme i ka siellur Republikës Kosovës propoganda: “ Po i bashkohemi ISIS-it në luftën e shenjët në Siri”. Po në të njejtat valë është edhe propoganda publike sot: “Po kthehemi në fenë e të parëve, se ndryshe nuk na don Evropa”.
E historikisht dihet se çfar dobie ka pasë Evropa me politikën e kryqzatave. Prandaj nëse në rastin e Sirisë, shqiptarët e rreligjionit islam i kanë ndihmuar kompromitimit të shqiptarëve ashtu si propogandonte fashizmi i Millosheviqit. Në rastin e dytë, konvertimi që po propogandohet nga islami në katolicizëm i ngjan realitetit meskin të konvertimit në pravosllavë të Rrafshit Dukagjinit më 1913 nga Savë Batarja dhe më vonë Miliq Krsta. Unë mendoi se të dy taborret vijnë nga një kuzhinë, vijnë nga ajo që Kosova të defaktorizohët. E defaktorizimi nuk do të ndodhë, sepse masa patriotike shqiptare është këtu, është po ajo shkollë e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit, kha e cila u faktorizua sidomos Amerika dhe Britania protestante.
Terrorizmi serbian si luftë speciale e kufizuar
Sulmet terroriste janë bërë dukuri në tërë globin, e sidomos sulmet terroriste serbe janë bërë një lloj gripi që po përsëritet sipas Programit të “Botës serbe”, të cilën e shporrë vetëm forca dhe ndonjë denim kolektiv, ashtu si u ndëshkua nazifashizmi më 1945. Por, sulmi terrorist në sistemin e ujit Ibër-lepenc, prej kah si lëndë ndihmëse përdoret uji në termocentralin “ B” të Kosovës, dhe në Feronikël e për pije për disa komuna, lidhët direkt me mbledhjën e kuvendit Serbisë, ku u aprovua buxheti shtetëror për vitin 2025. Në atë kuvend të helmatisur dhe të kontaminuar me nazifashizëm, u aprovuan edhe disa ligje alternative, siç është Ligji për Energjinë. Ai ligjë që drejtë për drejt lidhët me sulmin në sistemin e energjitikës Kosovës, si dhe me Feronikël, terrorizëm ky që zbulon shumë parapaskena terroriste serbiane, sepse ish okupatri tani po e realizon Programin: “Bota Serbiane”, i cili disi po nënçmohet, sidomos nepër metropolet e Evropës. Jo, nazifashizmi serbian e ka seriozisht veprimin dhe çdo dielmë do ta paguaj Evropa me fajde, sepse Serbia me fajde e pati nisë luftën kundër të gjithëve më 1990/91 dhe nga fajdëja nuk është shkëputur asnjëherë. Madje, Serbia naziste përgatititë për çdo muaj ndaj fqinjëve dëme kolaterale pa: “shkëputje nga puna”, gjithnjë me sugjerime të Rusisë. Por çuditërisht në të gjitha reagimet e Perendimit, askund nuk akuzohët drejtë për drejtë pushteti serbina, me disa përjashtime që u shkrepën më 1 dhjetor 2024, kur pushteti i Qeverisë Kosovës i burgosi 8 terroristë, të cilët do të hetohën dhe gjykohën drejtë.
E vërteta, me që sistemi i energjitikës Kosovës është i lidhur me sistemin e energjitikës së Shqipërisë, atëherë terrorizmi në kanalin e arterjës së ujit që sherben për ftofje për termocentralin “B” dhe për nevoja të Feroniklit , hapur rrezulton se është i planifikuar nga qarqet e Beogradit, me ideimin rreligjioz dhe shtetëror rus, nga qendra e Nishit, për t` i “neutralizuar” dy realitete: realitetin tragjik në Parlamentin e Serbisë dhe realitetin tragjik në Ukrainë.
Dëmtimi i arterjës jetike për energjitikës është sulm i qëllimshëm koletaral, jo vetëm për Repubikën e Kosovës, por lidhet edhe me shtetët për rreth. Së këndejmi, ky akt terrorist duhët hetohet edhe nga institucioni i EULX-it dhe institucioni ushtrak KFOR, sepse këto institucione kanë kompetenca zyrtare në Kosovë me mandat të BE-s dhe KS OKB. Lidhur me këtë, mbi të gjitha sulmi terrorist në kanalin Ibër-Lepencë, duhët hulumtohët edhe si vepër e supozuar e Sherbimit të Insititutit të spiunazhit që vepron me qendër në Nish, dhe është vazhdimësi e palneve të deshtuara në Mal të Zi dhe në stadiumet në Shqipëri.
Hetimet e mëtejme të institucioneve të Republikës Kosovës, besoi se do ta tregoin se kush është planifikues dhe kush ishte ekzekutues i aktit terrorist në kanalin Ibër-Lepenc, sepse Serbia dhe aleatët e saj po psojnë si në Hagë, ashtu edhe në të gjitha frontet që vet i ka kurdisë në sinkroni me Rusinë dhe Kinën. Në anën tjetër, Opozita në Kosovë duhet të mësojë se Qeveria Kurti është qe tri herë fituese kundër Serbisë dhe luftës saj speciale. Prandaj, çdo akuzë që ka qarkulluar deri tash kundër Qeverisë Kurti, po dëshmohet se ka qenë e pabazë dhe shumë e dëmshme për shtetësinë e Republikës Kosovës, sepse në pushtetin zyrtar të Republikës Kosovës nuk ka asnjë shenjë pro Beogrdait, si propogandojnë opozitarët në orkestër, duke mos e ditur se me këtë politikë zor se do ta kalojnë pragun më 9 shkurt 2025.
Perendimi kot i bën lajka Serbisë nazifashiste
Nuk kalon asnjë muaj që Brukseli nuk i ofron Serbisë nazifashiste diçka tërheqëse, në mënyrë që ta largohët nga Rusia fashiste dhe Kina komuniste. Ju themi publikisht, si studiues i historisë serbe, se jeni kah bëni përpiekje të kota. Po, dikush do ta dali e të na thot: po kush jeni ju që e “mësoni” Perendimin. Për ta xhveshë këtë “doktrinë” I lexoi disa dokuemnete kruciale mesjetare. Në ato dokumente rrezulton se gati të gjitha u dërgoheshin priftërve dhe popave se: “Lufta kryqzatë, është e kotë, nuk çlirohet Jerusalemi sidomos me fëmijë, sepse aty nuk mund të adaptohët asnjë njeri evropian e lere ma fëmijët që detyrohën të luftojnë”.
E vërteta, Kryqtarët në vitin 1204 e okupuan Konstandinopojën. Rrënuan çdo gjë civilizuese dhe rreligjioze që nuk ishte latine. Ja pra kultura e të parëve tanë të “civilizuar”. Madje kryqtarët e krijuan Pernadorinë Latine në Bosfor dhe Dardanele. E kotë, edhe pse kryqtarët e mbajtën për disa vite pushtetin në Bizant, prap realiteti në Lindjën e Mesme vazhdoi me avazin e vjetër. Lidhur me këtë, Serbia naziste sulmon dhe dëmton Kosovën, ndësa viktima që quhët Kosovë, denohet nga Evropa dhe SHBA me sanksione, se për shtetët e Lindjës shqiptarët tani as që presin ndonjë drejtësi. Pra, duha të them se shteti i Kosovës nuk do të jetë i dështuar si provohët të tregohët në Perendim tinzisht dhe si planifikohët në Lindje publikisht. E vërteta, kështu provoi Serbia ta quaj edhe shtetin e Ismail Qemalit më 1912. Por, ai lindi dhe i kaloi shumë pengesa dhe shumë vështersi. Dhe me atë mësim historik do të mësoi dhe përballet edhe Kosova, dhe me te dhe në saje të asaj historie do të fitojë, por vetëm me luftë të drejtë.
Ata që nuk mësojnë nga e kaluara paguajnë haraq retroaktiv
Politika nuk sjell asnjë dobi kur shfaqet me emocine dhe për interesa të ngushta klamore. Në bazë të realitetit që mbretëron në Serbinë naziste sidomos sot (më 2024), si pasojë e së kaluarës nazifashiste nga koha e vitit 1877 ndaj shqiptarëve, pushteti i saj po provon për ta kthyer vëmendjën kah “populli i qiellit”, e jo kah porblemet reale të Serbisë në tokë. Dhe ky realitet po ndodhë edhe për faktin se Opozita në Kosovë, në çdo etapë historike, parndaj edhe qe katër vjetë, është në luftë për pushtet e jo për shtet. E vërteta, shteti i Kosovës do të ndërtohët me dituri dhe ekonomi tregu pro Perendimore pa asnjë dielmë, ashtu si është Qeveria Albin Kurti.
Shkrimi i kushtohët atij shqiptari që lufton për forcimin e shtetit demokratik të Kosovës pro Perendimore, ashtu si ishte mësimi largëpamës në Programin e Adem Demaçit nga viti 1963. Pra, lufta jonë ishte e gjatë dhe me sakrifica por fitimtare do të jetë gjithëmonë sepse kemi bërë luftë të drejtë, luftë të civilizimit, me amanetin e Adem Jasharit!