By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A e vërejtët se me çfarë zelli e flet serbishten! Sa i kishte munguar!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > A e vërejtët se me çfarë zelli e flet serbishten! Sa i kishte munguar!
Opinion

A e vërejtët se me çfarë zelli e flet serbishten! Sa i kishte munguar!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 11:46 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Idriz MORINA

A e vërejtët se me çfarë zelli e flet serbishten! I mungonte prej kohës të shprehej serbisht publikisht, sepse privatisht sipas shumë akuzave e përdorte edhe për ndërtimin e raporteve intime, çuditërisht kjo i ndodhte fare pak pas luftës, dhe fare pak pas lirimit të tij nga regjimet kriminale të Serbisë.

A nuk ua kujtonte ajo e folme pasiononte në serbisht Adem Demaçin, me zjarrin që fliste për “vëllezërit” serbë, për “Ballkaninë” etj…

Po në këtë frymë i gënjeu dhe mashtroi shqiptarët për mbi një dekadë duke protestuar me dhunë kundër Pakos Ahtisari, duke u vënë jo vetëm objekteve por edhe policëve flakën në protesta kundër asociacionit etj., dhe në fund vet ia dha edhe atë që kishte hezituar t’ua jepte formalisht Thaçi, autonominë, pra statusin autonom serbëve në Kosovë, dhe duke u zotuar për formalizimin e Kishës Ortodokse serbe në Kosovë me Marrëveshjen Bruksel-Ohër …

A nuk shprehej Demaçi që të jetonim bashkërisht me serbët dhe të lirë, a nuk është dashuria për gjuhën e tjetrit hapi i parë…

Si ka mundësi, që ai e di kaq mirë serbishten, si nuk e kishte harruar aspak pas më se 25 vjet çlirim nga Serbia, dhe 23 vjet nga lirimi i tij, ndërkohë, që ai duhej të ishte në vitin e parë të shkollës së mesme, kur ne nxënësit shqiptarë, një vit apo dy vite para tij në shkollë, refuzuam në mënyrë kategorike të vazhdonim mësimin e serbishtes, dhe ajo u përjashtua përgjithmonë si lëndë në shkollat shqipe në Kosovë. Atë e nisëm në kundërvënie të sjelljes së nxënësve serbë, që ishin shtyrë ta refuzonin mësimin e gjuhës shqipe, edhe pse e kishin obligim në Kosovë!

Pra, kur ne e braktisëm dhe refuzuam hapur dhe botërisht ta mësonim gjuhën e Millosheviçit, atë ai vazhdonte ta mësonte me pasion, një njeri që do të bëhej shumë më vonë lider, me dhunë e me përplasje, dhe me organizim të protestave kundër mallrave serbe, pak vite, sipas shumë akuzave, pasi e kishte shijuar dashurinë me serbe, ende pa ju shuar plagët e burgut në Serbi!

Cili është karakteri i tij i vërtetë, kundërshtuesi i Pakos Ahtisari, që solli Pavarësinë, dhe konsensuse të dhembshme politike, që kryesisht në Vjenë i pranuan nën orkestrimin e Thaçit, pasi presidenti Rugova sa ishte gjallë i kundërshtonte në mënyrë kategorike, si decentralizimin ashtu edhe ‘trashëgimin kulturore e fetare’ serbe, që për të dyja këto procese bisedimesh thoshte, se duhet të zgjidhen nga vetë shteti i Kosovës, pas njohjes së Pavarësisë.

Si është e mundur të ketë devijuar në një karakter të tillë të shpërfytyruar apo ishte i atillë?

A e dëgjuat kur tha kryeministri i Kosovës Kurti se buxheti i Kosovës është shtatëfishuar krahasuar me vitin 2002. Po, në vitin 2002 Kosova ishte nën administrim ndërkombëtar, dhe ishte qeveria e parë e formuar pas luftës nga shqiptarët, por që kompetencat kryesore i kishte shefi i UNMIK-ut, kryeadministratori, që ishte mbret e perandor. A nuk thoshte Kurti se Kosova aso kohe ishte si një koloni?!

Si mund ta krahasojë, ta merrë si pikënisje vitin e parë të një qeverisje pa pavarësi e sovranitet, të vendit thuaja të sapodalur nga lufta, nga gjenocidi makabër, shkatërrimi i industrisë dhe ekonomisë shqiptare nga Serbia, për ta krahasuar me qeverinë e tij, që thotë për mburrje, qeveri sovraniste?

Pra, ai nuk e din çfarë është argumenti, i vetëjoshur nga retorika, që po ia zbulon dobësitë e jashtëzakonshme intelektuale, por edhe atdhetare!

(Albin Kurti duke folur serbisht duke e shprehur këtë pasion edhe me gjuhën e trupit)

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Izdriz Morina
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia dhe Ukraina: Numri i rusëve të vrarë në luftë tejkaloi 70,000, kryesisht vullnetarë

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
Ura mbi Lumin Buna, rreth 20 milionë euro
Arrestohen dy persona për tentim vrasje në Prishtinë
Dhjetë citate të të famshmit Haruki Murakami ju lënë pa fjalë
Bislimi takon zëvendës shefen e misionit të SHBA-së, flasin për dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?