By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini ka filluar përgatitjet për vdekjen e Kadyrovit
January 23, 2026
Rusët do të detyrohen të zbulojnë lejet e tyre të qëndrimit nën kërcënimin e ndjekjes penale
January 23, 2026
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj “flotës në hije” të Iranit për shkak të shtypjes së protestave
January 23, 2026
Fluturime misterioze me Antonov: Çfarë po bën avioni gjigant nga Abu Dhabi në rrugën Izrael – Etiopi – Sudan?
January 23, 2026
Takimi midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së është duke u zhvilluar. Klitschko: Largohuni nga Kievi
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FShF thotë se nuk e censuroi këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > FShF thotë se nuk e censuroi këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës
Sport

FShF thotë se nuk e censuroi këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 8:07 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur poshtë pretendimet për censurimin e këngës “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës duke e quajtur debatin një “shpikje të pabazë”.

Drejtori i Komunikimit të FShF-së, Fatjon Kodra, përmes një deklarate zyrtare të postuar në faqen e institucionit, ka thënë se FSHF nuk ka asnjë tagër për të ndaluar përdorimin e këngëve dhe as nuk e ka bërë ndonjëherë këtë.

“Ndodh shpesh që edhe rreth lojës tonë të bukur të dëgjojmë të shpiken çështje, edhe kur nuk ka çështje. E përsëri, e pavërteta bëhet përherë virale. Tashmë, mungesa e një kënge është alibia apo shpikja e radhës për të prodhuar pak agjendë debati. Shkurt dhe qartë, për të parën dhe të fundit herë, për të gjithë producentët shpikës të një “barcalete” të tillë: Krejt hapur, dhe në mënyrë transparente FSHF muaj përpara fazës finale të Europianit “Gjermani 2024” zgjodhi, edhe nëpërmjet konsultimit dhe sugjerimeve publike kolonën e saj muzikore “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” (kënga “Rrjedh në këngë e ligjërime” e kënduar nga Vaçe Zela) për të qenë himn i saj dhe slogan në Europian. Po kështu, më tej edhe këngën “Albania” të Capital T! Dhe kjo ishte një zgjedhje siç çdo institucion do të bënte përpara një eventi madhor. Po kështu, kjo këngë simbol dhe e gjithëpëlqyer në çdo truall shqiptar e kudo në botë ku jeton mbarë shqiptaria është pritur po kaq mirë në mbështetje të skuadrës sonë. Kjo nuk do të thotë që FShF censuroi këngë të tjera, apo në rastin konkret, me gjithë respektin maksimal, këngën e zonjës Fejza “Mora Fjalë”, për të cilën është shpikur së fundmi e gjithë kjo tollovi pa sens. Ne nuk kemi asnjë tagër të censurojmë, jo këtë këngë muzikore, por asnjë prej shumë të tjerave që këndohen e pëlqehen nga e gjithë shqiptaria në ndeshjet e ekipit kombëtar të futbollit. “Po ku ka si ti o Shqipëria ime!” është edhe brandi që ne zgjodhëm e që na shoqëron me plot pasion në çdo stadium kombëtar e ndërkombëtar ku luajmë. Sikundër natyrisht, edhe plot të tjera nga buqeta muzikore e këngëve në stadiumet tona, një prej të cilave është edhe “Mora fjalë!”. Nuk kemi patur, nuk kemi e as nuk do të kemi kurrë asnjë herë dëshirën të biem në një marrëzi të tillë të shpikur nga hiçi, por, për respekt edhe të kësaj krijimtarie muzikore sollëm edhe ne dy fjalë për… “Mora fjalë”, është shprehur ai. “Nuk ka qenë asnjë herë shqetësimi ynë, por le të mbetet agjendë e shpikjes, si një alibi radhe për të bërë pis atë që do të mbetet e pastër përherë…”.

You Might Also Like

FFK mohon se është dënuar nga UEFA

Promovohet libri për trajnerin e boksit, Lah Nimani

FFK ndan stemat e FIFA-s për gjyqtarët kosovarë për vitin 2026

DKRS në Ferizaj intensifikon përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Të enjten promovohet libri ‘Lah Nimani-emblemë e përjetësisë’

TAGGED: #FShF, #Mora fjalë, #Shkurte Fejza
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden fiton zgjedhjet paraprake në Karolinën e Jugut

Kosova Times Kosova Times February 4, 2024
BK “Pjetër Bogdani” refuzon vendimin e MPB-së për paga
Rusia anulon paradën ushtarake në Shën Petersburg
Eurovizion 2024, dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj
KPM dënon katër operatorë kabllorë me 100 mijë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?