By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kriza në firmën ‘Volkswagen’, simptomë e rënies ekonomike në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Kriza në firmën ‘Volkswagen’, simptomë e rënies ekonomike në Gjermani
Teknologji

Kriza në firmën ‘Volkswagen’, simptomë e rënies ekonomike në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 5:52 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Kompania ‘Volkswagen’ po planifikon të bëjë shkurtime masive, gjë që nxiti këtë javë një grevë të punonjësve të gjigantit gjerman të prodhimit të automjeteve. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Berlini, Ricardo Marquina kriza e kompanisë “Volkswagen’ është simptoma e radhës e krizës së thelluar ekonomike në Gjermani, ekonomisë më të fuqishme të Bashkimit Evropian, që gjatë viteve të fundit është rënduar nga kostot e larta të energjisë, lufta në Ukrainë dhe konkurrenca nga Kina.

Punonjësit e gjigantit gjerman të makinave ‘Volkswagen’ lëshuan vendet e tyre të punës të hënën, në shenjë proteste ndaj shkurtimeve të propozuara të kompanisë për pagat dhe vendet e punës.

Analistët e shohin këtë si një tregues të rëndësishëm të krizës së thellë që ka mbërthyer ekonominë e Gjermanisë për shkak të çmimeve të larta të energjisë të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe ndërprerja e furnizimit me gazin rus, që janë përkeqësuar edhe më shumë nga përpjekjet e Berlinit për të kaluar tek energjia e pastër dhe mbyllja e termocentraleve të fundit bërthamorë vitin e kaluar.

Punonjësit thonë se ata do të vazhdojnë të luftojnë për të mbrojtur vendet e tyre të punës.

“Është situatë shumë e vështirë: kompania po bën thirrje për mbylljen e disa fabrikave dhe largimin masiv të punonjësve dhe në të njëjtën kohë dëshiron të prekë thellë në xhepat e punonjësve”, thotë përfaqësuesi i sindikatës së punonjësve të “IG Metall”.

Kompania nuk iu përgjigj një kërkese të Zërit të Amerikës për koment për shkak të negociatave.

Analistët e industrisë thonë se kalimi tek makinat elektrike është një çështje e rëndësishme ndërkohë që prodhuesit gjermanë të makinave po përballen me vështirësi për të konkurruar me importet më të lira kineze, ndonëse Bashkimi Evropian ka vendosur tarifa ndaj makinave elektrike kineze.

Kostoja e lartë e prodhimit në Gjermani është një çështje tjetër e rëndësishme.

“Në Gjermani kemi sindikata të mëdha që kërkojnë rritje prej shtatë deri në dhjetë për qind të pagave. Nuk janë realiste. Ato duhet ta lejojnë industrinë të marrë frymë”, thotë analistja Beatrix Keim nga Qendra për Hulumtim të Industrisë Automobilistike.

Kthimi i Presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe kërcënimet e tij se do të vendosë tarifa ndaj makinave të importuara po shqetëson prodhuesit gjermanë.

Por ‘Volkswagen’, krahas kompanive ‘Mercedes’ dhe ‘BMW’, kanë fabrika prodhimi në Shtetet e Bashkuara dhe kompanitë shpresojnë që ky fakt do të forcojë pozicionin e tyre në negociatat me administratën e re amerikane.

“Industria gjermane e automobilave është shumë aktive në tregun amerikan. Duke patur këtë parasysh, mendoj që tarifat mund të jenë joproduktive si masë”, thotë përfaqësuesi i konglomeratit ‘VDA’, që përfaqëson markat më të rëndësishme gjermane të veturave.

Problemet në kompaninë Volkswagen janë vetëm njëra nga simptomat e një krize më të gjerë që ka shpërthyer në skenën politike gjermane. Shpërbërja e koalicionit qeverisës të Gjermanisë ka nxitur shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në muajin shkurt mes tensioneve rreth ekonomisë së dobësuar dhe rezultateve të zgjedhjeve rajonale të mbajtura së fundmi që tregojnë për fitoren e së djathtës së skajshme.

You Might Also Like

Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur

Google Maps ka një opsion që shoferët e kanë pritur prej vitesh

Profesionet që do të “zhduken” në pesë vitet e ardhshme

Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale

Drejtori i Xiaomi pretendon: Robotët humanoide do të marrin përsipër vendet e punës në fabrika brenda pesë viteve

TAGGED: #Gjermani, #Kompania ‘Volkswagen’, #Rënie ekonomike
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shpërthim në miniere qymyri në Turqi: 49 persona të bllokuar nën tokë

Kosova Times Kosova Times October 15, 2022
Presidentja e Gjeorgjisë kërkon presion perëndimor për ta mbajtur vendin në rrugën evropiane
Rektori Qerimi: Kelmendi dha kontribut për mirëfunksionimin e UP-së
Kosovë – Izrael: Nga marrëdhëniet politike deri tek ato tregtare
Pushtimi i dronëve rusë në Poloni. Mbërrin reagimi i parë i Rusisë, reagimi i papritur i Orbanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?