By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rusia dergon 150,000 ushtarë zhvendosen në Pokrovsk
September 14, 2025
Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës
September 14, 2025
Lista Serbe nis fushatën me retorikë nxitëse, njohësit kërkojnë monitorim
September 14, 2025
Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin
September 14, 2025
Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Kosova dhe Bosnja janë të lidhura nga e kaluara tragjike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Kosova dhe Bosnja janë të lidhura nga e kaluara tragjike
Lajme

Kurti: Kosova dhe Bosnja janë të lidhura nga e kaluara tragjike

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 5:44 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Sarajevë, mori pjesë, si folës kyç, në diskutimin e organizuar nga Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krugg 99”, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve rajonale me fokus të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Republikës së Kosovës”.

Në adresimin e tij fillestar, ai tha se në Sarajevë ka ardhur si mik dhe partner, jo vetëm si përfaqësues i vendit tim, duke shtuar se marrëdhënia jonë është e rrënjosur në njerëzit dhe vlerat që ne ndajmë – demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe një përkushtim të palëkundur për dinjitetin e çdo individi.

“Kosova dhe Bosnja janë të lidhura jo vetëm përmes historisë së përbashkët dhe lidhjeve familjare, por edhe përmes një të kaluare të dhimbshme dhe tragjike. Kosova i ka borxh Bosnjës në shumë mënyra. Në pjesën më të madhe, pikërisht për shkak të tmerreve që përjetoi bota këtu në Bosnje dhe Hercegovinë, NATO ndërhyri në Kosovë para se të ndërhynte në Bosnje, për të ndaluar gjenocidin e Serbisë. NATO-ja ndërhyri në Bosnje dhe Hercegovinë pas Srebrenicës, pra në vitin e katërt të luftës, ndërsa në Kosovë në vitin e dytë të luftës, për shkak të Srebrenicës”, tha kryeministri.

Ai theksoi se demokracia dhe shteti ligjor janë thelbësore, që do të thotë se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin, por as nuk duhet të jetë jashtë ligjit.

“Për qytetarët e thjeshtë, prania e shtetit ligjor do të thotë liri, ndërsa për kriminelët do të thotë e kundërta. Prania e politikanëve mbi ligjin dhe e kriminelëve jashtë ligjit është arsyeja pse ne kemi një ndikim të madh të krimit të organizuar në rajonin tonë të Ballkanit. Janë pikërisht këto struktura që nxisin tensionet në rajonin tonë dhe kërcënojnë me konflikte dhe luftëra të reja.”

Sa i përket zhvillimeve në vend dhe qeverisjes, ai tha se Kosova nuk është një vend i madh, është një shembull i mrekullueshëm që progresi demokratik dhe rritja ekonomike shkojnë së bashku.

“Jetojmë në kohë kur disa fuqi dhe superfuqi duan të dëshmojnë se zhvillimi dhe rritja ekonomike nuk kanë nevojë për demokraci, nuk kanë nevojë për të drejtat e njeriut, nuk kenë nevojë për shtet ligjor, por ne kemi treguar dhe dëshmuar se është e mundur të kemi rritje ekonomike nga njëra anë dhe përparim demokratik nga ana tjetër. Ne kemi treguar gjithashtu se në ndërkohë kemi menaxhuar me sukses disa nga sfidat më të mëdha të sigurisë. Ne duam të ndërtojmë miqësi me Bosnjën dhe Hercegovinën mbi këtë bazë dhe të shkojmë bashkë drejt integrimit euroatlantik sa më shpejt të jetë e mundur. Bosnja dhe Hercegovina nga njëra anë dhe Republika e Kosovës në anën tjetër nuk janë probleme, por Bosnja dhe Hercegovina dhe Republika e Kosovës kanë probleme dhe  një problem e kanë të përbashkët, e ai problem i përbashkët është fqinji juaj lindor dhe fqinji ynë verior i cili është fqinji i njëjtë. Ne nuk mund të ndryshojmë as gjeografinë e as historinë, por së bashku do ta ndryshojmë të ardhmen tonë për të mirë”, u shpreh kryeministri.

Ai tha se boshnjakët janë faktor stabiliteti në të gjitha vendet e rajonit: në Serbi, ku shumica e tyre janë në Sanxhak, në Mal të Zi, ku janë grupi i tretë më i madh, si dhe në Kosovë, ku janë pakica më e madhe pas serbëve.

“Edhe boshnjakët kudo në Ballkan, si dhe në diasporë, bashkëpunojnë shkëlqyeshëm me shqiptarët, duke kultivuar mikpritje të pakushtëzuar, bashkëjetesë shoqërore dhe marrëdhënie të mira fqinjësore. Pra, le të punojmë së bashku sepse mund të bëjmë më mirë dhe më shumë”, tha ai, teksa i falënderoi të pranishmit për mikpritjen dhe për diskutimin, dhe i ftoi që të vijnë e ta vizitojnë Kosovë vitin e ardhshëm duke përfituar nga mundësia e udhëtimit me letërnjoftim nga 1 janari 2025. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kërkesë për paraburgim ndaj dy të pandehurve për shitblerje të narkotikëve

Kurti: Malisheva ka nevojë për ndryshime V. Shala, N. Gjuzi|RTK Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale në Mirushë të Malishevës. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se Malisheva ka nevojë për ndryshime dhe zhvillim, duke ofruar mbështetje në transformimin e komunës. “Malisheva është trevë dhe tokë e njerëzve të ndershëm. Për shumë kohë ky përkushtim është shpërfillur, por tani është koha për ndryshime. Kjo komunë ka nevojë për transformim, e kjo do të vijë përmes qeverisjes qendrore dhe lokale, me Valon Hotin. Qeveria jonë ka investuar në këtë komunë dhe së bashku do të punojmë për zgjidhjen e problemeve me energji elektrike, me ujë të pijshëm, si dhe në fusha të tjera si arsimi dhe perspektiva për të rinjtë e kësaj komune”, ka thënë Kurti. Kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga Vetëvendosje, Valon Hoti, paraqiti programin dhe kandidatët që do të përfaqësojnë subjektin në zgjedhjet e 12 tetorit duke u zotuar për së ne mandatit e tij do të zgjidhet problemi me mungesë të energjisë dhe ujit në këtë komunë. “Jemi bërë bashkë për rrugëtimin drejt ndryshimit të madh që Malisheva e meriton. Ky është momenti ynë. Zotimi ynë është ujë i pijshëm 24 orë në ditë dhe energji e pandërprerë. Po ashtu, brenda gjysmës së mandatit tonë do të zgjidhim problemin e nënstacionit. Do të punojmë edhe për kanalizimet dhe kolektorin për trajtimin e ujërave të zeza”, premtoi Hoti. Në këtë aktivitet është prezantuar lista e kandidatëve të VV-së për Kuvendin Komunal. Ndërkohë më herët gjatë ditës Kurti së bashku me kandidatin e këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashin, kanë vizituar disa banorë të lagjes Petrova në Prizren. Në këtë takim, Kurti tha se me qeverisjes e Vetëvendosjes nuk do të lihen anash asnjë lagje, qoftë në infrastrukturë apo në shërbime publike. Kurti po ashtu premtoi vazhdimin e projekteve me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike në secilën lagje.

Muharremaj i AAK-së premtoi mbështetje për fermerët

Shahini: Puna e parë, pastrimi i qytetit

TAGGED: #Albin Kurti, #Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krugg 99”, #BeH
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kuvendi i Malit të Zi zëvendëson flamurin malazez me pikturë

Kosova Times Kosova Times October 31, 2024
Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve
Goditet me thikë imami (+18 Video)
Bifteku “Picicanola”: Mënyra italiane e përgatitjes së biftekut, kombinimi i shijeve të fiton që në kafshatën e parë
Lista Serbe mohon akuzat e nënkryetares së Zveçanit për djegien e lokalit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?