By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, fermerët dhe ekonomistët mbi ndikimin e tarifave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > ShBA, fermerët dhe ekonomistët mbi ndikimin e tarifave
Bujqësi

ShBA, fermerët dhe ekonomistët mbi ndikimin e tarifave

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 5:26 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Përmes postimeve në mediat sociale, Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj Kanadasë, Kinës dhe Meksikës, tre nga partnerët kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara. Fermerët dhe ekonomistët druhen se tarifat mund të kenë një ndikim negativ mbi ekonominë amerikane.

Kur presidenti i atëhershëm Donald Trump nënshkroi Marrëveshjen tregtare mes Shteteve të Bashkuara, Meksikës dhe Kanadasë në vitin 2020, fermeri i Ilinoit David Isermann, e pa këtë si një lëvizje pozitive për politikën tregtare të Shteteve të Bashkuara.

“Kjo ishte diçka që duhej bërë, dhe ai meriton vlerësim për këtë sepse marrëveshja paraprake ishte problematike”, thotë ai.

Por komentet e fundit të zotit Trump në mediat sociale, në të cilat ai propozon vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë dhe Meksikës do të shkelnin marrëveshjen tregtare të vitit 2020 dhe mund të ndikojnë në çmimin e misrit dhe sojës, produkte që Shtetet e Bashkuara i eksportojnë në ato vende, të cilat janë burime kryesore të të ardhurave për fermerët si David Isermann.

“Problemi me vendosjen e një tarife është se ajo mund të nxisë një luftë tarifash mes vendeve”, thotë ai.

“Nëse vendosim këto lloje tarifash, atëherë shumë nga partnerët tanë tregtarë do të hakmerren, duke vendosur tarifa të ngjashme ndaj vendit tonë.”

Kimberly Clausing është ekonomiste në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos.

“Në të vërtetë asnjë vend i pasur nuk mbështetet tek tarifat si një burim thelbësor të ardhurash”, thotë ajo.

“Për mua fjala më e bukur në fjalor është tarifa.”

Duke folur në Klubin Ekonomik të Çikagos gjatë fushatës për president në tetor, zoti Trump shtjelloi arsyet pse ai beson se tarifat mund të ndihmojnë ekonominë amerikane.

“Së pari tarifat mbrojnë kompanitë që kemi këtu dhe kompanitë e reja që do të vijnë këtu. Do të kemi mijëra kompani që do të vijnë në këtë vend. Ne do ta rrisim numrin e tyre si kurrë më parë”, tha ai.

Në një raport të publikuar në qershor të këtij viti, Fondacioni Tatimor jopartiak dhe jofitimprurës tha se tarifat e vendosura mbi produkte me vlerë rreth 380 miliardë dollarë gjatë administratës së parë të Presidentit Trump, u kushtuan amerikanëve rreth 80 miliardë dollarë në taksa të reja.

Administrata e Presidentit Joe Biden mbajti në fuqi shumicën e këtyre tarifave dhe shtoi rreth 18 miliardë dollarë tarifa të reja për mallrat kineze, duke përfshirë ndaj mikroprocesorëve dhe makinave elektrike. Sipas Fondacionit Tatimor, tarifat e vendosura gjatë shtatë viteve të fundit kanë ulur me 0,2 për qind prodhimin e brendshëm bruto dhe kanë eliminuar rreth 140,000 vende pune me orar të plotë në Shtetet e Bashkuara.

“Tarifat nuk janë një avantazh konkurrues për fermerët e Ilinoit apo sektorin amerikan të bujqësisë.”

Ryan Whitehouse është drejtor për çështjet e legjislacionit në Zyrën e Ilinoit për Fermat dhe punon me ligjvënësit për mbrojtjen e interesave të fermerëve. Në vitin 2019, Kina vendosi tarifa hakmarrëse ndaj eksporteve të sojës amerikane, duke e bërë Kinën të varet nga furnizues të tjerë. Këtë vit, importet e sojës amerikane në Kinë ishin në nivelin 18%, nga 40% që ishin në vitin 2016, ndërsa të dhënat e doganave kineze tregojnë se importet e sojës nga Brazili janë rritur në 76%.

Ryan Whitehouse është i shqetësuar se një valë e re tarifash hakmarrëse do të dëmtonte fermerët amerikanë të misrit dhe sojës që tashmë po përballen me çmime të ulëta.

“Rruga që ndoqi administrata e kaluar e zotit Trump është arsye për shqetësim. Ne duam të sigurohemi që t’i hapim ato tregje, jo t’i mbyllim ato”, thotë ai.

“Ne do të kemi deficitin më të madh tregtar bujqësor në një kohë të gjatë”, thotë fermeri David Isermann.

Kjo është arsyeja pse fermeri David Isermann shpreson se debati për tarifat e reja nuk do të çojë në veprime që mund të ndikojnë në të ardhurat e tij.

“Historia tregon se në këtë lloj lufte nuk ka fitues”, thotë ai.

You Might Also Like

Hulumtim: Kriza klimatike po vret frutin më të popullarizuar në botë

Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte

Prof. dr. Xhevat Domi, kolos i shkencës dhe arsimit veterinar

Thirrja për bojkot nga Alim Rama ngjall reagimin e ashpër të Shoqatës së Qumështit: Sulm ndaj prodhuesve vendorë

Java e Shenjtë, çmimet në rënie për peshkun nga toni te sepjet

TAGGED: #Ekonomistët, #Fermerët, #ShBA, #Tarifat
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Katër palestinezë të vrarë gjatë përleshjeve në Bregun Perëndimor

Kosova Times Kosova Times October 30, 2023
Rusia: 6 vjet e 10 muaj për 72-vjeçarin SHBA për mercenarizëm
Freedom House: Marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës e Serbisë vazhdojnë
Kreu i diplomacisë kroate akuzoi presidentin e vendit të tij se fushata e tij është paguar nga rusët
Biden iu drejtua shkurt kombit: Kam biseduar me Trump, jam mirënjohës që është mirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?