By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkelqimi apo rënia e Lëvizjes Vetëvendosje në vartësi të marrëveshjes tinëzare Kurti-Abdixhiku
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Shkelqimi apo rënia e Lëvizjes Vetëvendosje në vartësi të marrëveshjes tinëzare Kurti-Abdixhiku
Opinion

Shkelqimi apo rënia e Lëvizjes Vetëvendosje në vartësi të marrëveshjes tinëzare Kurti-Abdixhiku

Kosova Times
Last updated: 2024/12/07 at 6:13 PM
Kosova Times Published December 7, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Kjo çfarë është duke ndodhur me partinë në pushtet LVV- në fund të mandatit qeverisës nuk ka ndodhur me asnjërën nga partitë paraprake në pushtet!

Si për të mirë ashtu edhe për të keq LVV do të mbahet gjatë në mend në kujtesën e popullit të Kosovës!

Po fillojmë nga e mira, është partia e parë politike në Kosovën e pas luftës që po e çon qeverisjen deri në fund të mandatit politik! Edhe përkundër konseguencave për Kosovën, po ashtu LVV është partia e parë që ka qeverisur me veriun pa serbët e lokal me Urë të mbyllur dhe pa shtrirje të plotë të sovranitetit në pjesën veriore!

Po vahzdojmë me paradokset qeverisëse apo me dështimet e LVV-së, është pushteti i parë pas shpalljes së pavarësisë që po e përfundon mandatin pa asnjë njohje ndërkombëtare dhe pa asnjë sukses në politikën e jashtme! Për më keq se kaq, është pushteti i parë në historinë e re të Kosovës (nga vitet e ’90-ta) i cili e futi vendin nën sanksione ndërkombëtare shkaku i moskoordinimit me partnerët ndërkombëtar.

Pushteti i Albin Kurtit po e përfundon mandatin politik pa asnjë realizim të një projekti madhor për vendin, pa asnjë rezultat në ngritjen e mirëqenies qytetare, pa asnjë rezultat në përmirësimin e sistemit shëndetësorë, pa ekonomi të zhvilluar dhe pa asnjë ngritje të cilësisë në sistemin arsimor.

Për të mos i shkuar deri në fund vargut të gjatë të dështimeve të ‘Qeverisë Kurti’, po e përmendi vetëm edhe sistemin e drejtësisë, përkatësisht prokuroritë dhe gjykatat të cilat janë katandisur akoma më keq se që ishin më parë! “Iku Lumezi, por nuk u kthye asnjëherë Elezi”, premtim elektoral i Albin Kurtit!

T’i kthehemi largimeve të deputetëve apo tkurrjes së LVV-së në Kuvend, e cila dita-ditës po rritet, ku deputetët njëri pas tjetrit po i largohen siç i largohen “zogjtë pulës çorrë”.

Në këtë situatë të rritjes së largimeve të deputetëve nga LVV-ja, ekziston rreziku madje që po këta deputet të larguar, të joshen nga opozita dhe të përdoren për mocion të rrëzimit të Qeverisë mu tani në kohën e nxehur dhe tensionuar të fushatës që po zhvillohet në terren vendor dhe atë të Diasporës.

Deri në këtë moment kur po i shkruaj këta rreshta, ka arritur në tetë numri i deputetëve që e braktisën Vetëvendosjen!

Pa dashur te merrem me emra te perveçem qe u larguan nga LVV-ja, me këto largime, nga 58 deputetë sa pat fituar në zgjedhjet nacionale të vitit 2021, Vetëvendosje tani ka mbetur vetëm me 50 deputetë, disa nga të cilët formalisht vazhdojnë të jenë pjesë e grupit, por që në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë në subjekte të tjera. Këto largime, sipas disa matjeve të opinionit publik, duket se po e dëmtojnë LVV-në kalkulimet elektorale.

Derisa tri ditë më parë, shprehur në përqindje, nga braktisja e kësaj partie, kuota e pritjes për të fituar vota kishte rënë për 12%, tashmë kjo tkurrje është rritur duke rënë në 13.8%, nuk i dihet mbase deri në fund të kësaj jave do të arrijë në 20 % tkurrja e LVV-së, për çka e vërteton parashkimin tim të dy muajve më parë se LVV do të bie nën kuotat e 40 % në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025!

Kur jemi tek parashikimet, po e jepë edhe një parashikim ekskluziv për KosovaTimes, se elektorati i ndarë i rugovian do të bashkohen jo në LDK, por në Lëvizjen Vetëvendosje, pasi do të jetë LDK-ja subjekti i parë që do t’i bashkohet LVV-së në qeverisjen e vendit!

Edhe pse nuk e dëshirojë në asnjë rrethanë një ri-bashkim të tillë, mbajemni për fjale për këtë parashikim!

Nëse LDK-ja nuk i ka dhënë fjalën për bashkëqeverisje, LVV rrezikon të shëmbet e si një kullë nga letra, para afatit të rregullt zgjedhor, nëse opozita i përdorë këta deputet edhe për mocionin e rrëzimit para kohe të kësaj qeverie, sepse lufta për pushtet është e ashpër dhe nuk kursen as metoda e as mjete demokratike!

Lënia jashtë listës për deputet e Agim Veliut dhe shumë figurave markante të LDK-së rugoviane gjithandej Kosovës dhe në mërgatën tonë, ma përforcon bindjen e arritjes së marrëveshjes mes Lumir Abdixhikut dhe Albin Kurtit (ish ministrit që i qëndroj besnik kryeministrit deri në fund të mandatit pas prishjes së koalicionit LVV-LDK të vitit 2019)!

Për këto arsye dhe të tjera si këto, në politikë asnjëherë nuk thuhet ‘kurrë’, pasi çdo herë janë janë interesat personale dhe grupore që i bashkojnë rivalët politikë!

You Might Also Like

Ku mbeti nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve!?

Pse një luftë Izrael-Iran mund të jetë shpëtimi i Putinit

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Ndërtimi i Strategjisë Proaktive të Sigurisë Kombëtare të Republikës së Kosovës

Kush ma dogji votën – LVV, PDK, LDK, AAK apo të gjithë bashkë?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

U mbajt konferenca ndërkombëtare `Menaxhimi i integruar i burimeve ujore`

Kosova Times Kosova Times June 2, 2025
Shefja e KE-së arrin në Shkup në vizitën e parë të turit ballkanik
Numri i të vdekurve që nga fillimi i ofensivës së Ukrainës në rajonin e Kurskut është rritur në 31
Raport: Më shumë se 1000 sirianë vdiqën në burgun e Asadit pranë Damaskut
Italia bën thirrje për një samit urgjent SHBA-BE pas perplasjes Trump-Zelensky
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?