Bëhet e ditur se me këtë rast, Bislimi shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin dhe përkushtimin e ambasadorit ndaj vendit tonë përgjatë mandatit të tij.

“Zëvendëskryeministri theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati dhe partneri kryesor i Republikës së Kosovës dhe vazhdojmë të thellojmë marrëdhëniet e lidhjet mes nesh. Përgjatë bashkëbisedimit, zëvendëskryeministri foli edhe rreth vizitës së fundit të zhvilluar në SHBA e për takimet e shumta dhe të frytshme të zhvilluara atje”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kryeministrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën e takimin e sotëm, si dhe bashkëpunimin në këto tre vitet e fundit, duke i uruar edhe suksese në vijim në detyrat e tij të ardhshme.