“Ky akt është një goditje brutale ndaj vlerave tona institucionale dhe një fyerje ndaj qytetarëve që presin nga përfaqësuesit e tyre të mbrojnë dhe avancojnë interesat e përbashkëta, jo të shkatërrojnë atë që u përket të gjithëve. Prej muajsh, asamblistët e Vetëvendosjes kanë bllokuar çdo iniciativë në të mirë të qytetarëve, duke përfshirë këtu edhe miratimin e buxhetit me qëllim që të krijojnë ngërç dhe të bllokojnë ofrimin e shërbimeve jetike për qytetarët”, thuhet në reagim.

Sipas Komunës së Prishtinës, sjellja e asamblistit të LVV-së është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik.

“Vetëvendosje e demaskoi veten, duke dëshmuar se qëllimi i tyre i vërtetë ka qenë dhe mbetet: përdhosja e institucioneve dhe penalizimi i qytetarëve. Kjo sjellje është një akt i turpshëm që meriton dënimin e çdo qytetari dhe të çdo institucioni demokratik”.

Ata kanë kërkuar nga organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast me seriozitet maksimal. “Si për pengesën që iu bë përfaqësuesve në ushtrimin e detyrave të tyre kushtetuese, ashtu edhe për dëmtimin e pronës publike”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.

“Institucionet nuk janë fushëbeteja të interesave të ngushta politike, por baza mbi të cilën qëndron mirëqenia e qytetarëve. Veprime të tilla nuk janë vetëm të papranueshme, por edhe të rrezikshme për stabilitetin tonë si shoqëri demokratike”, përfundon reagimi i Kuvendit .

Ata kanë bashkëngjitur edhe një video me pamje të asamblistit të LVV-së, Sveçla teksa kryen këto veprime brenda sallës së Kuvendit Komunal.