“Me qëllim të lehtësimit të procesit të aplikimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka funksionalizuar platformën elektronike https://certifikimi.kqz-ks.org/ e cila do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre online për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

“Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës, do të krijojë ‘userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pauarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje. Për përdorim më të lehtë të kësaj platforme, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka mbajtur disa seanca trajnimi me përfaqësues të subjekteve politike”, thuhet në njoftim.