By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti fton diasporën të votojnë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti fton diasporën të votojnë
Lajme

Kurti fton diasporën të votojnë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/09 at 11:01 PM
Kosova Times Published December 9, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të dytë të Forumit Ndërkombëtar Ulpiana.  

Në adresimin e tij, theksoi rëndësinë historike dhe aktuale të diasporës. “Disa luftëra, valë shtypjeje, përndjekje politike dhe vështirësi ekonomike kanë formësuar, ndër shekuj, migrimin bashkëqytetarëve tanë jashtë vendit. Me kalimin e viteve, ato janë bërë një shtyllë e shoqërisë dhe ekonomisë sonë”, tha kryeministri.

Forumi Ulpiana synon të institucionalizojë rolin e luajtur prej kohësh në të cilin është angazhuar diaspora jonë, tha kryeministri gjatë fjalës së tij, teksa theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të diasporës në ekosistemin politik, social dhe ekonomik të Kosovës.

“Ia kemi mundësuar diasporës sonë të votojë sepse besojmë se qeverie ka ndikim në shumë njerëz, përfshirë ata që jetojnë jashtë. Presim me padurim që në muajin shkurt ata të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të vendosin për të ardhmen e vendit tonë”, shtoi tutje.

Në kuadër të strategjisë për fuqizimin e lidhjeve me diasporën, kryeministri Kurti përmendi disa nisma dhe programe të rëndësishme sikurse programi “Dialogu me Diasporën” në kuadër të së cilit janë zhvilluar mbi 200 takime në qytete të ndryshme të botës, progresin e rëndësishëm në fushën e angazhimit digjital me nisjen e regjistrimit të popullsisë përmes platformës e-Diaspora, një proces që po realizohet për herë të parë online e cili ka filluar me 5 prill dhe përfundon më 31 dhjetor 2024, si dhe Programi i Diplomacisë Qytetare që po angazhon profesionistë të rinj nga diaspora për të kontribuuar në zhvillimin e Kosovës dhe për të forcuar lidhjet e tyre me vendin e origjinës.

Në fund, kryeministri falënderoi të gjithë pjesëmarrësit të cilëve u uroi një forum të suksesshëm dhe produktiv, dhe i ftoi që të punojmë së bashku, përmes këtij forumi dhe ngjarjeve të tjera, për të ndërtuar mbi përpjekjet e deritanishme dhe për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh.

Pjesëmarrës në ceremoninë hapëse të Forumit Ulpiana ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, zëvendësministrja për Punë të Jashtme dhe Evropë nga Shqipëria, Silda Anagnosti, ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, ministra, zëvendësministra e deputetë të Kuvendit.

Forumi “Ulpiana”, si një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në vend, synon rrjetëzimin e strukturave politike dhe institucionale që punojnë në krijimin e mekanizmave inovative për ndërlidhjen dhe angazhimin e diasporës, si dhe krijimin e mundësive për rrjetëzimin e pjesëmarrësve të qeverive të ndryshme në forum, me liderë globalë politikë, organizata akademike dhe të diasporës, si dhe industri të ndryshme. Në edicionin e dytë të këtij forumi do të ketë pjesëmarrës dhe prezantime nga mbi 30 vende të botës dhe një gamë e gjerë profilesh. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Kosova Times December 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

OEA:Të ndërpritet menjëherë praktika e favorizimit të ndërmarrjeve publike

Kosova Times Kosova Times July 24, 2024
BE ra dakord për paketën e 16-të të sanksioneve kundër Rusisë
Zgjedhet Mis bota: Kurora shkoi te…
Netanyahu: Do t’i propozoj qeverisë shkarkimin e kreut të shërbimit sekret
Eksportet ruse ranë me 170 miliardë dollarë në një vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?