By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidentja Osmani dhe raportuesi për Kosovën, Riho Terras, diskutojnë integrimin evropian dhe sigurinë në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Presidentja Osmani dhe raportuesi për Kosovën, Riho Terras, diskutojnë integrimin evropian dhe sigurinë në Kosovë
Lajme

Presidentja Osmani dhe raportuesi për Kosovën, Riho Terras, diskutojnë integrimin evropian dhe sigurinë në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/12/09 at 3:34 PM
Kosova Times Published December 9, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian dhe raportues i sapoemëruar për Kosovën, Riho Terras, të cilin e ka uruar për emërimin e tij, duke shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të thelluar për avancimin e integrimit evropian të Kosovës.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrim në BE, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane. Presidentja nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si synim kyç për të ardhmen e vendit. Presidentja Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit e demokraci duke prezantuar arritjet evidente.

Në dritë të sulmit të fundit terrorist në vend, Presidentja Osmani bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtar për hetim të sulmit, duke konfirmuar përkushtimin për hetim profesional të rastit nga ana e institucioneve të Kosovës. Ajo theksoi se ky sulm ka targetuar infrastrukturën kritike në vend, duke synuar që të shkaktojë dëme të mëdha, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim, ajo foli për rëndësinë kyçe të bashkëpunimit me qëllim të luftimit të mëtejmë të bandave kriminale serbe të cilat mbështeten, trajnohen e paguhen nga shteti serb, si dhe komunikimit e koordinimit me qëllim të parandalimit të sulmeve të ngjashme në të ardhmen.

Ndër të tjera, në takim, Presidentja Osmani theksoi se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbajë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktit të agresionit të shtatorit 2023 dhe sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.

Në takim, Presidentja gjithashtu theksoi se është koha që masat e pa drejta të BE-së ndaj Kosovës të largohen përfundimisht, ngase sipas saj, përveç se të pa drejta, këto masa po i dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës, pa dallim. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm

Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë

KRU ‘Prishtina’: Në Batllavë e Badoc reshjet rritën nivelin e ujit

Osmani dekoron Arat me Medaljen Presidenciale të Meritave

Apeli shqyrton dënimin e Pleskoviqit, kërkohet burgim i përjetshëm

TAGGED: #Riho Terras, #Vjosa Osmani
Kosova Times December 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR: Kemi shtuar praninë në veri, të gatshëm për veprime të nevojshme

Kosova Times Kosova Times May 29, 2023
Borrell: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi, vetëm me dialog
Organizohen xhirot e fundit në ligën e parë për meshkuj dhe femra dhe xhirot e para të fazës së play off për ligën e dytë
Osmani uron presidentin e Indonezisë
Shqiptari bie nga skela 7 metra e lartë në Itali, në gjendje të rëndë për jetën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?