“Me këtë rast U.D. Kryeprokurori Kelmendi po jep kontributin e tij në hartimin e vizionit dhe misionit të planit strategjik të Këshillit Prokurorial për periudhën 2025-2027, si dhe në hartimin e shtyllave dhe objektivave që do t’i përmbajë ky plan strategjik”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se në këtë punëtori, përveç përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial të Kosovës, po merr pjesë edhe  Tennille Nance, eksperte nga Zyra për Planifikim Strategjik në Departamentin e Drejtësisë, si dhe partnerët tjerë ndërkombëtar.