By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-zyrtari gjendet i vdekur në garazh: Babai gjeti një skenë të tmerrshme, ja çfarë ishte pranë trupit të pajetë
August 25, 2025
Precedenti i vitit 1974 rikthehet në fokus: Turqia kryeson vendet islamike në përjashtimin e Izraelit nga OKB-ja
August 25, 2025
Bota e tmerruar nga gjakderdhja në spitalet e Gazës, përgjigjet Netanyahu. Trump: Epo, nuk jam i lumtur
August 25, 2025
IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA
August 25, 2025
Izraeli sulmon spitalin në Gaza, 20 të vdekur, përfshirë 5 gazetarë. Netanyahu: Na vjen keq
August 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketa: 36% e të rinjve duan të emigrojnë, 11% e tyre ikin për 6 muaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Anketa: 36% e të rinjve duan të emigrojnë, 11% e tyre ikin për 6 muaj
Lajme

Anketa: 36% e të rinjve duan të emigrojnë, 11% e tyre ikin për 6 muaj

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 8:41 AM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Një sondazh me 680 të rinj të moshës 14-29-vjeç në Shqipëri gjatë periudhës shkurt- mars 2024, i cili u udhëhoq nga “Friedrich-Ebert-Stiftung” evidentoi se, të rinjtë shqiptarë janë ende të pushtuar nga një “nxitim emigrimi”, duke e konsideruar atë si opsionin e vetëm kur bëhet fjalë për hyrjen tregun global të punës. Emigrimi shihet si një mundësi për të rinjtë.

Rezultatet e anketës treguan se më shumë se 40% e të rinjve që nuk kanë qenë ende jashtë vendit, duan të largohen në të ardhmen, veçanërisht gratë e reja.

Më shumë se një e treta e të rinjve (36%), ushqejnë një dëshirë të fortë për të lënë vendin. Mes tyre, 11% do të largohen brenda 6 muajve të ardhshëm.

Faktori kryesor që shtyjnë të rinjtë të largohen, janë standardet më të larta të jetesës dhe kushte më të mira për punë.

Më shumë se 28% e atyre që duan të largohen, nuk mendojnë të rikthehen sërish në Shqipëri.

Studimi theksoi se arsimi konsiderohet si një nga çështjet më të rëndësishme për rininë shqiptare. Në kushtet e një ekonomie tregu globale, ku mbizotërojnë aftësitë e shumëfishta dhe tregu fleksibël i punës po bëhet realitet, arsimi po kthehet në një mjet shumë të vlefshëm.

Ai po merr një rëndësi të madhe, veçanërisht në ditët e sotme, kur të rinjtë po përballen me sfidat e Revolucionit të Katërt Industrial ose të së ashtuquajturës Ekonomia 4.0, e drejtuar nga novacioni i teknologjisë së informacionit dhe ndikimi i paparashikueshëm i Inteligjencës Artificiale në shumë profesione.

Shumica e të rinjve shqiptarë, ende vazhdojnë të shohin arsimimin jashtë vendit si mundësinë më të mirë, dhe kjo kërkon hapa të shpejtë për masa konkrete në lidhje me cilësinë e arsimit brenda vendit.

Studimi më vë në dukje se shoqëria shqiptare, është polarizuar dukshëm nga pikëpamja e pasurisë për shkak të një periudhe të ashpër tranzicioni, me një kapitalizëm kaotik pa rregulla të qarta dhe pa konkurrencë tregu.

Në këtë mënyrë, statusi social i të rinjve duket se vendoset kryesisht në bazë të fuqisë së parave dhe jo të punës e kontributit të vërtetë vetjak, për të mirën e përbashkët.

Të dhënat nxjerrin në pah faktin se të rinjtë përballen me fenomene të dhunës dhe të kriminalitetit, që shpesh ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës së tyre dhe në besimin që kanë tek institucionet, veçanërisht ato të drejtësisë.

Pavarësisht se ata besojnë te forca e tyre si një instrument ndryshimi brenda shoqërisë, kjo mbetet më shumë një vetë-ndërgjegjësim sesa një bindje e shfaqur përmes veprimeve./Monitor

You Might Also Like

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Gjendet i vdekur një person në Gllamnik

Kosova drejt BE-së: Osmani flet për sfidat dhe stabilitetin rajonal

Osmani takohet me presidentin e Austrisë: Një nga aleatët tonë më të fortë!

Kurti: Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën

Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Aleancat perëndimore janë shinat e binarëve të ardhmërisë

Kosova Times Kosova Times January 18, 2025
Hapet panairi i 23-të i librit
O’Brien: Moszbatimi i marrëveshjeve të kaluara, mundësi e humbur për palët
Përkujtohet sot Thimi Mitko, në 134-vjetorin e vdekjes
Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Pekin po rritet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?