By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjellë franceze me mish viçi
January 6, 2026
Fara lulekuqeje pa miell
January 6, 2026
Patate gratin
January 6, 2026
Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës
January 6, 2026
Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështimi i komisioneve, kërkohet ndryshim i Ligjit për Hetim Parlamentar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështimi i komisioneve, kërkohet ndryshim i Ligjit për Hetim Parlamentar
Lajme

Dështimi i komisioneve, kërkohet ndryshim i Ligjit për Hetim Parlamentar

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 2:19 PM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Dështimi i vazhdueshëm i punës së Komisioneve Hetimore Parlamentare ka ngritur nevojën për ndryshimin e Ligjit për Hetim Parlamentar.

Me rastin e publikimit të raportit “Mosefikasiteti i hetimit parlamentar”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi u tha se puna e komisioneve hetimore është përcjellë me përplasje pozitë-opozitë.

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD tha se deri më tani janë themeluar 15 komisione hetimore parlamentare.

“Një prej mekanizmave të kontrollit të qeverisë nga ana e opozitës janë komisionet hetimore. Në 23 vite nga konstituimi i Kuvendit janë krijuar gjithsej 15 komisione hetimore parlamentare. Megjithatë shumica nuk kanë arritur qëllimin kryesor – zbardhjen e fakteve. Komisionet Hetimore kanë ndërtuar një kulturë të konfrontimit që është përcjellë me përplasje”, tha ai.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj fajësoi mazhorancën për dështim të themelimit të disa komisioneve hetimore parlamentare.

“Ne duhet ta kryejmë pjesën politike të ekspertizës tonë në bazë të informatave që marrin nga njerëz që vijnë për të na raportuar. Ne kemi pasur tri kërkesa për komisione hetimore së fundmi. E para për mostrat e Astrit Deharit, një për kontratat njëburimore dhe e treta me faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit. Të tria Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka votuar në Kuvendin e Kosovës. Hetimi parlamentar është i nevojshëm. Demokracia është e vlefshme si në opozitë si kur jemi në pozitë”, deklaroi ai.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ngriti nevojën për ndryshim të Ligjit për Hetim Parlamentar.

“Ne, në këtë mandat jo që nuk kemi pasur promovim, por anashkalim, kërcënim dhe bllokim. Shumica e Komisioneve Hetimore Parlamentare që pozita nuk ka dashur të themelohen, nuk janë themeluar”, theksoi Dreshaj.

Pozitë e opozitë vazhdimisht kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështim të punës së komisioneve hetimore parlamentare.

You Might Also Like

Osmani bën thirrje për kujdes: AME dhe FSK në gatishmëri të plotë

IHMK: Nga e enjtja priten reshje bore dhe ngrica në gjithë Kosovën

Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen nga afër

PDK kërkon reagim të koordinuar të nivelit lokal e qendror për vërshimet

Haradinaj apelon për veprime urgjente pas përmbytjeve në Kosovë

TAGGED: #Dështimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare, #Ligji për Hetim Parlamentar
Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Mbështetje e Koordinuar për Forcat e Sigurisë të Kosovës pas Sulmeve Terroriste

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Duke pastruar pushkën vrau nënën e tij
Boeing di vetëm për dhimbje koke: një astronaut i “mbërthyer” raportoi një tingull të çuditshëm në anijen kozmike, u publikua edhe një video
‘Etno Fest’ do të shënojë 15 vjetorin me ‘Identitetin’
Ranieri: Djemtë luajtën një ndeshje të mrekullueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?