By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!
May 14, 2025
Rohde: Të sigurohet puna e papenguar e gjykatës
May 14, 2025
Përkujtohen masakrat në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, kërkohet drejtësi
May 14, 2025
Ekstradimi i kosovarit në SHBA, Haxhiu: Dëshmi e qartë për sundim të ligjit
May 14, 2025
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të surprizave zgjedhore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Në pritje të surprizave zgjedhore!
Opinion

Në pritje të surprizave zgjedhore!

Kosova Times
Last updated: 2024/12/11 at 1:07 PM
Kosova Times Published December 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Që nga sot kur përfundon afati i dorëzimit të listave zgjedhore në KQZ, fillon edhe faza e parë e zhvillimeve më dinamike të fushatës zgjedhore. Sot do të bije perdja dhe do të hiqen të gjitha dilemat se kush do të jetë në lista e kush jo, pra, do të bëhen publike të gjitha listat e partive politike.

Sasia nuk e përcakton cilësinë e qeverisjes në vendin tonë

“Demokracia” piramidale nga lartë-poshtë e ka ngulfatur shprehjen e lirë dhe mendimin ndryshe në partitë tona politike. Aderimet nga partitë e tjera në formën e riciklimit e shprehin nivelin më të ulët të demokracisë së brendshme dhe përfaqësimin më jo parimor dhe më antidemokratik të qytetarëve nesër në Kuvendin e Kosovës!

Mos ndryshimi i ligjit zgjedhor, gjegjësisht e ndarjes së Kosovës në disa lista zgjedhore (së paku pesë) e paraqet pabarazinë zgjedhore dhe diskriminuese në vendin tonë, me ç’rast përfitojnë qytetet e mëdha me më shumë deputet në listë, ndërsa komunat e vogla diskriminohen në numra ose nuk përfshihen fare në lista zgjedhore siç ka ndodhur në disa prej partive të mëdha! Të mos flasim për deputetët e pavarur, të cilët pothuajse e kanë të pamundur ta kalojnë pragun e lartë prej 5 % të përcaktuar nga KQZ-ja!

Kalkulimi i votës nga partitë politike e jo i arritjes së përmirësimit të cilësisë në Kuvendin e Kosovës ka bërë që prindërit e futbollistëve apo djemtë dhe vajzat e këngëtarëve, figurave politike dhe ushtarake të bëhen pjesë e listave zgjedhore, duke i anashkaluar më të merituarit brenda partive tona respektive, që në fakt janë aktivistët dhe veprimtarët më të devotshëm nga themelimi i partive!

Se sa do të jenë të qëlluara këto katapultime të anonimëve politik brenda listave zgjedhore mbetet të shihet pas përfundimit të procesit zgjedhor, madje do të shohim se a do të bëhet deputet fituesi i “Big Brother” për të plotësuar mozaikun e imoralitetit politik në Kuvend. Këtu nuk e kam fjalën për personalitetin në listë, por për imazhin e keq që ka krijuar organizimi i “Big Brother” tek popullata e gjerë në Kosovë.

Për një gjë jam i sigurtë, aderimet e këtyre emrave anonim në lista zgjedhore nuk e rrezikojnë avantazhin politik të liderëve dhe rrethit të tyre të ngushtë, të quajtura klane në zhargonin politik.

Grupet e interesit nëpër partitë tona politike janë të interesuara që ta ruajnë dominimin ekstrem pavarësisht rezultatit zgjedhor. Për këtë arsye, liderët më shumë rëndësi i kanë kushtuar arritjes së qëllimeve personale sesa të rritjes së subjektit politik.

Krerët partiakë për të ruajtur ndikimin total në parti i përzgjedhin më të dëgjueshmit dhe më servilët që i kanë shërbyer me devotshmëri liderit dhe klanit të tij!

Liderët partiak në vend të programeve zhvillimore se si të arrihet tek ndryshimi substancial i qeverisjes dhe mirëqenies qytetare, më shumë kujdes i kanë kushtuar emrave të vegjël që ju sjellin vota, por që nuk ju bëjnë konkurrencë në renditje të arritshmërisë elektorale.

Në mungesë të një alternative të re politike, nga këto zgjedhje nuk do të kemi ndryshim por vetëm vazhdimësi të qasjes (keq)qeverisëse të deritanishme nga të njëjtat parti dhe politikan që thyen shpresat e qytetarëve për jetë në këtë vend.

You Might Also Like

Jep dorëheqjen tani, Doktor Berisha!

Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!

Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare

Kuvendi i Burrecave

Kuvendi peng i kalkulimeve politike!

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times December 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Moldavia përgatitet të tërhiqet nga Bashkesia e shteteve te pavarura

Kosova Times Kosova Times July 20, 2023
Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë
Mungesa e internetit pamundëson digjitalizimin në arsim
Stërvitjet e luftës bërthamore do të mbahen në të gjithë Rusinë
Hamasi kritikon Shtetet e Bashkuara për ndryshim të marrëveshjes paraprake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?