By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse Londra është destinacioni më i mirë gastronomik në botë në vitin 2026?
January 29, 2026
Një qytet spanjoll i rrethuar me mure të mrekullueshme, duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetën tuaj
January 29, 2026
Shkopinj brumi të skuqur të ngrënë për mëngjes
January 29, 2026
Kaq të shijshme: Sanduiçe pica të papërmbajtshme
January 29, 2026
Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023
Lajme

DASH publikon shifrat: Dhjetë shtetas kosovarë ishin në kampet në Siri më 2023

Kosova Times
Last updated: 2024/12/13 at 10:09 AM
Kosova Times Published December 13, 2024
Share
SHARE

Dhjetë shtetas të Kosovës vazhdojnë të jenë nëpër kampe të personave të zhvendosur, apo në qendra të ndalimit në Siri, ndërsa për 70 shtetas të Kosovës në këtë shtet nuk ka informacione për vendndodhjen apo nëse janë gjallë.Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH), dedikuar terrorizmit në botë, për vitin 2023.

Në pjesën për Kosovën përmendet se Kosova i ka riatdhesuar 121 persona dhe i ka arrestuar 12 shtetas të saj që kanë qenë në Siri. Aty është vlerësuar se, sikurse në të kaluarën, shtetasit e Kosovës vazhdojnë të jenë të cenueshëm ndaj përpjekjeve për rekrutim nga ana e organizatave të dhunshme fetare. Pas shpërthimit të konfliktit në Siri, më 2011, vlerësohet se rreth 350 kosovarë patën udhëtuar drejt Sirisë dhe Irakut, për të luftuar kryesisht krah grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS).Personat që janë kthyer në Kosova janë përballur me procese gjyqësore.

Megjithatë, sipas raportit, ndonëse korniza legjislative e Kosovës parasheh ndjekjen penale të të dyshuarve për mbështetje të aktiviteteve terroriste apo pjesëmarrjen në luftërat e huaja, dënimet për kryerje të veprave terroriste janë të buta, me lirime të kusht apo lirime të parakohshme, si dhe mbikëqyrje të çorganizuar pas lirimit. Në vitin 2015, Kosova e ka miratuar një ligj të posaçëm që sanksionon pjesëmarrjen në luftëra të huaja, ndërsa Kodi Penal parasheh dënime për kryerje të veprave terroriste prej pesë vjet e deri në burgim të përjetshëm.

Zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se pas proceseve gjyqësore, rreth 42 të burgosur për pjesëmarrje në luftëra të huaja kanë kaluar nëpër institucionet e tij korrektuese. Aktualisht, në institucionet korrektuese ndodhen shtatë prej tyre. Në raportin e DASH-it përmendet se prej majit të vitit 2023, Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara (FBI) ka angazhuar një këshilltar për kundërterrorizëm që të mbulojë rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Agjentë të FBI-së është thënë se kanë marrë pjesë në takimet e task-forcës kundërterrorizmit dhe kanë ofruar këshilla përgjatë hetimeve. Aty përmendet po ashtu se Qeveria e Kosovës ka punuar në mënyrë konstruktive me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin ndërkombëtar në përpjekjet kundërterrorizmit më 2023, dhe që e ka miratuar strategjinë e shumëpritur dhe planin e veprimit për luftim dhe parandalim të terrorizmit, për periudhën 2023-28, të katërtën qysh prej pavarësisë.

Sa u përket incidenteve terroriste që kanë ndodhur në Kosovë më 2023, në raport është përmendur që pas sulmit të 29 majit të atij viti të serbëve kundër pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, autoritetet e Kosovës kanë shpallur Brigadën e Veriut dhe Mbrojtjen Civile si organizata terroriste.

Është përmendur edhe sulmi në Banjskë të Zveçanit, i kryer më 24 shtator, si pasojë e të cilit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Kosova fajëson Serbinë për organizim dhe kryerje të sulmit, ndërsa Beogradi mohon gjithçka./REL

You Might Also Like

Kurti: Sektori i TIK-ut, motor i rritjes së ekonomisë digjitale në Kosovë

BE-ja dëshiron të frenojë migrimin e paligjshëm dhe të tërheqë punëtorë

KESCO kërkon rritje prej 21.3% të çmimit të energjisë elektrike për sivjet

Përkujtohet 27-vjetori i Masakrës së Rogovës së Hasit

Shtyhet nisja e gjykimit ndaj Thaçit dhe te tjerëve, nis më 27 shkurt

Kosova Times December 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kapen hajdutët nga Bosnja dhe Hercegovina për 14 orë, grabitën gjysmë milioni euro

Kosova Times Kosova Times April 18, 2024
Conte thotë se pas 100 ditësh gjërat te Napoli morën drejtim
Juria i jep 10 milionë dollarë mësueses amerikane të qëlluar nga nxënësi (6)
Kosova sot në agjendë për anëtarësim në Këshill të Evropës
Dënohet me 400 euro gjobë i akuzuari që kanosi deputeten Kusari-Lila
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?